- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 18 nëntor do të përballet me Kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për “Euro 2024”. Federata e Futbollit të Zvicrës sot ka njoftuar se ndeshja mes përfaqësueses helvetike dhe dardane, do të luhet në Basel. Takimi i vlefshëm për kualifikimet e “Euro 2024” do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45. Ndërsa shitja e biletave fillon nga 20 tetori, e që interesim të madh do të këtë nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy shteteve që u zhvillua në…
Nga: Fatos Tarifa Ka disa kohë që gazeta Dita më ka bërë pjesë të kolegjiumit të redaksisë së saj. Në këtë cilësi, jam vënë në dijeni të disa mesazheve dërguar në adresë të kësaj redaksie mbushur me ankesa për shkrimin tim të disa ditëve më parë, “Vdekja e arsyes”. Që kishte ardhur koha të shkruaja për atë subjekt, këtë e dija, por që me atë shkrim kisha goditur në shenjë, këtë ma thonë jo vetëm miqtë dhe dashamirësit që e kanë lexuar e më japin të drejtë, por sidomos disa nga ata njerëz që janë prekur, ose janë fyer, ose janë…
E rëndë në Itali, 1-vjeçarja shqiptare bie nga kati i tretë i banesës, vogëlushja në luftë për jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën në Itali, ku një vajzë 1-vjeçare me origjinë shqiptare ka rënë nga kati i tretë banesës. Mediat italiane shkruajnë se vogëlushja është duke luftuar për jetën, pasi ka marrë goditje të rënda në kokë. Sipas asaj që ka dëshmuar në polici nëna e së voglës, një 25-vjeçare shqiptare, vogëlushja ndodhej në shtëpi me të kur iu afrua dritares së dhomës së gjumit dhe më pas ra. Ndërkohë autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tha se sa herë që ka tensione në mes Kosovës e Serbisë, gjithmonë manifestohet edhe në Luginën e Preshevës. “Edhe tani pas ngjarjes që ndodhi në veri të Kosovës, kemi lëvizje të ushtrisë së Serbisë në këto anë. Kjo formë e lëvizjes së ushtrisë e krijon dhe rrit pasigurinë e shqiptarëve në Serbi”, tha Lutfiu. Lidhur me tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën, Lutfiu tha se ka lëvizje të trupave ushtarake në brendi të territorit të Bujanocit e Preshevës, sidomos pas ngjarjes në veri…
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti me kamerat. E vetmja gjë e patrazuar në këtë zonë konfliktesh janë flamunjtë serbë, të cilët janë ndërruar dhe janë vendosur të rinj, vetëm pak ditë para përplasjes me policinë. Fshati që deri para dy vitesh, nuk mund të flisje shqip lirshëm, duket se tashmë e ka rrëzuar këtë mur. Kjo zonjë që mohon se flet, në fakt nga përgjigjet duket se e kupton shqipen. Ajo pohon se ata nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur dhe…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 11 gradë, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Në Qendrën e Karrierës është mbajtur ligjëratë nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”
Në ambientet e Qendrës së Karrierës është mbajtur sot ligjërata nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”, Ligjëratën nga Sead Hoxha përfaqësues nga EdGuard dhe Studimet Gjurmuese dhe Kujtim Semaxhaj nga LuxDev e përcjellën nxënësit e ShMT “Mehmet Isai”, nxënësit e ShME “Marin Barleti” dhe nxënësit Artit Pamor “Adem Kastrati”, njofton Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan. Me këtë rast përfaqëuesit nga “Studimet Gjurmuese” dhe “LuxDev” ndanë shpërblime për nxënësit e dalluar, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e SHME “Marin Barleti” Fatlume Xheladini-Behluli së bashku me koordinatoren e saj Nebahate Bekteshi. Nxënësve të shkollave teknike,…
Inaugurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria të Gjilanit, kostoja afro 340 mijë euro
Është inauguruar të mërkurën objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori i organizatës Qatar Charity, Esam Dabab e përfaqësues të shëndetësisë primare. Kryetari Hyseni, pasi falënderoi drejtorin e kësaj organizate për bashkëfinancimin e këtij projekti, tha se ndërtimi i kësaj Qendre ka qenë i domosdoshëm pasi objekti ku ka funksionuar deri tani nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme. “Tash jemi në një ambient të ri ku kemi një hapësirë prej 380 metra katrorë, tetë salla, duke përfshirë edhe stomatologjinë dhe laboratorin…
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrtohet raporti vjetor i auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin fiskal 2022. Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca tha se ky raport ka opinion të kualifikuar, meqë vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale. “Shpenzimet në vlerë rreth 10,400,000€ janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre, si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq klasifikuar 5,600,000€, për shkak të vendimeve gjyqësore afër 3,800,000€, ndërsa si të ndikuara nga vetë Organizatat Buxhetore vlera e keq klasifikimeve është afër 1,000,000€. Megjithatë, në raport me vitin paraprak kishte përmirësime…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, bëhët e ditur përmes raportit të fundit të sajë. Ndërkaq ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave./GJILANI iNFO/

