Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 18 nëntor do të përballet me Kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për “Euro 2024”.
Federata e Futbollit të Zvicrës sot ka njoftuar se ndeshja mes përfaqësueses helvetike dhe dardane, do të luhet në Basel.
Takimi i vlefshëm për kualifikimet e “Euro 2024” do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45.
Ndërsa shitja e biletave fillon nga 20 tetori, e që interesim të madh do të këtë nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy shteteve që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” rezultati final ishte 2-2.