Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Lutfiu: Tensionet Kosovë-Serbi manifestohen edhe në Luginë të Preshevës
Kosovë Lindore

Lutfiu: Tensionet Kosovë-Serbi manifestohen edhe në Luginë të Preshevës

adminBy adminOctober 5, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tha se sa herë që ka tensione në mes Kosovës e Serbisë, gjithmonë manifestohet edhe në Luginën e Preshevës.

“Edhe tani pas ngjarjes që ndodhi në veri të Kosovës, kemi lëvizje të ushtrisë së Serbisë në këto anë. Kjo formë e lëvizjes së ushtrisë e krijon dhe rrit pasigurinë e shqiptarëve në Serbi”, tha Lutfiu.

Lidhur me tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën, Lutfiu tha se ka lëvizje të trupave ushtarake në brendi të territorit të Bujanocit e Preshevës, sidomos pas ngjarjes në veri të Kosovës.

Ai përmendi një rast në Medvegjë, në ditën e shtunë, ku një familje shqiptare ishte sulmuar nga disa adoleshentë serbë.

“Frika për ngjarje të tilla ekziston edhe për faktin se në Serbi ka ekstremistë të shumtë që fare nuk kontrollohen nga shteti. Imagjinoni një shtet që ka ambicie territoriale ndaj një shteti tjetër, çfarë mund të bëjë ndaj një komuniteti që është në kuadër të territorit të tij”, deklaroi Lutfiu, për RTK.

Për situatën e tanishme të sigurisë, në Luginë të Preshevë, Lutfiu tha se nuk ka ndonjë ekses, por që, shtoi ai, është në kontakt të vazhdueshëm me faktorët ndërkombëtarë.

“Thirrja jonë  e vazhdueshme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që shqiptarët të mos bien pre e provokimeve nga ana e serbëve, të mos krijojnë një alibi që të krijojë një kundërefekt. Pra shqiptarët janë jashtëzakonisht të qetë, të kujdesshëm”, tha Lutfiu, teksa shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Kosovës.

Më tej, Lutfiu shtoi se pas ngjarjes në veri të Kosovës, raportet ndërmjet komunitetit shqiptar e serb janë ftohur, ndërsa përmendi faktin e shqiptarët atje janë më të diskriminuarit në Evropë.

Lutfiu ka folur edhe për koordinimin me institucionet shtetërore të Kosovës e Shqipërisë, duke shtuar se ka një koordinimin të plotë me qeverinë e Kosovës.

“Në këtë aspekt jemi shumë në rregull, por është shumë e rëndësishme që gjatë ditëve të ardhshme edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm, sepse jetojmë në një shtet, i cili asnjëherë, në  asnjë moment nuk e ka pranuar përkatësinë tonë etnike. Pra, e ka pasur jashtëzakonisht qasjen diskriminuese dhe, në kësi raste, hatërmbetjen që ka me Kosovën, di ta shfryjë ndaj shqiptuarve në  Serbi. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne, si spektër politik,  të kemi një koordinim edhe me qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë që edhe në këtë moment ta kalojmë pa ndonjë incident”, deklaroi Lutfiu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.