Author: admin

Ballkani i Therandës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në derbin e javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës. Ballkani rrëzon Llapin nga kreu! Për Ballkanin shënuan Gripshi (37) e Kryeziu (47’) dhe për Llapin realizoi Gashijani (72’). Ballkani kryeson me 19 pikë por ka një ndeshje më pak dhe tre pikë më shumë se Llapi në vend të dytë.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të tërheq forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën. Vuçiq tha sot se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë vendkalimet kufitare me Kosovën. “Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai, transmeton Telegrafi. “Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite?…

Read More

Malisheva kthehet me tre pikë nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren . Liria pëson humbje me rezultat 1:.0 nga Malisheva. Fitore e madhe për Malishevën, dhe Liria në anën tjetër është thelluar në krizë të rezultateve. Mustafa nga penalltia ka shënuar në minutën e 68-të. Malisheva renditet në vend të katërt me 12 pikë dhe Lira është në të tetin me 6 sosh pas 6 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Read More

Kontrata e Lionel Messit në Inter Miami mund të mos skadojë deri në fund të vitit 2025, por argjentinasi thuhet se tashmë ka një tjetër klub në radhë për t’u transferuar. Në fillim të kësaj vere, u njoftua se Messi, 36 vjeç, do të hiqte dorë nga futbolli i Ligës së Kampionëve dhe Paris Saint-Germain për të lënë gjurmë në ekipin e Major League Soccer, Inter Miami. Sipas komenteve të bëra nga Jorge Mas, fituesi i Kupës së Botës nënshkroi një kontratë në korrik që do ta mbante atë në klub deri në dhjetor të vitit 2025 dhe do…

Read More

Arife Morina Arifi: Një Kosovë e fortë do të sjellë stabilitet edhe në Luginë të Preshevës.“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kudo që janë duhet të bashkohen dhe të bashkëveprojnë, në mënyrë të programuar, për të njoftuar kancelaritë diplomatike për çdo lloj lëvizje të dyshimtë serbe” Në mëngjesin e hershëm të 24 shatorit, Kosova u përballë më një sulm terrorist të prirë nga kryekrimineli serb, Milan Radojçiq, ku fatkeqësisht në betëj humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Mirëpo, Policia e Kosovës triumfoi në këtë përleshje me grupin terrorist serb, ku arriti t’i vrasë 4 terroristë, plagosi disa…

Read More

Të dielën zhvillohet ndeshja e xhiros së 8-të e këtij edicioni të Superligës së Kosovës në futboll, ku do të takohen rivalët e qytetit, FC Drita – SC Gjilani. Në prag të ndeshjes foli edhe futbollisti, Blerim Krasniqi i cili  tha se derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar, gjersa shpreson t’i marrin tri pikë. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sikur gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të marrim maksimumin nga derbi. Derbi është një ndeshje që luftohet nga të dyja ekipet, do të japim gjithçka në fushë, të bëjmë maksimumin dhe t’i marrim tri pikë”, ka…

Read More

Forcat ruse kanë lëshuar gjashtë raketa, kryen 56 sulme ajrore dhe 40 sulme me sisteme raketore ndërsa angazhuan trupat ukrainase në 44 veprime luftarake. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës beson se gjatë ditës së djeshme forcat ruse humbën 470 ushtarë. Lexo po ashtu: Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale shtabi kryesor i forcave të armatosura të Ukrainës. Më shumë se 100 vendbanime në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson u vunë nën zjarr artilerie. Lexo po…

Read More

Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë. Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit. Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth…

Read More

Të dielën zhvillohet ndeshja e xhiros së 8-të e këtij edicioni të Superligës së Kosovës në futboll, ku do të takohen rivalët e qytetit, FC Drita – SC Gjilani. Stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan do të jetë arena e derbit gjilanas të zhvendosur, i cili do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozëve vendas “Intelektualët”. Në prag të ndeshjes për përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Akis Vavalis theksoi rëndësinë e ndeshjes, të cilën e cilësoi të vështirë, por që shpreson që ta përmbyllin javën me fitoren e tretë. “Po e mbyllim një javë garuese në derbi ndaj SC Gjilani.…

Read More

Një nismë qytetare iu është shtuar nga sot spektrit politik të Gjilanit, pas u themelua Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit (GQPVGJ). Pas aktit themelues, një pjesë e këtij grupimi iu është drejtuar edhe mediave me këtë rast, profesori universitar, Flamur Hyseni ka bërë me dije se ky grupim qytetar do të jetë apartiak  sepse edhe Gjilanit i nevojitet një qeverisje apartiake, në shërbim të qytetarëve, për një vetëqeverisje me Komunë. Dhjetëra personalitete të fushave të ndryshme, si anëtarë themelues të Grupit e kanë nënshkruar të shtunën deklaratën themeluese  për ta bërë zyrtare këtë nismë qytetare. Në…

Read More