Author: admin

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, sot, në vazhdim të mbledhjes së djeshme, ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për Financa. Opozita (LDK e PDK) e cila e ka shumicën në Kuvend, u deklarua kundër këtij propozim-buxheti, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe si i tillë është i pa realizueshëm, ndërsa subjekti qeverisës (LVV) dhe partnerët e tij, vlerësuan se planifikimi është bërë mirë dhe kërkoi mbështetje nga të gjitha subjektet politike për…

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në  Kamenicë  në  bashkëpunim me organizaten Syri i Vizionit në kuader të projektit me AQH kan ë organizuar karvanin shëndetesor i cili kishte për qëllim permiresimin e shë  ndetit dhe vetëdijesimin e qytetareve për sëmundjet jo-ngjitëse. Në këtë karvan shëndetesor qytetaret janë informuar për demet që shkakton duhan pirja, alkooli si dhe dobit ë  e aktivitetit fizik dhe ushqyerja e shëndetshme. Gjatë realizimit të këtij aktiviteti prezent ishin drejtori i QKMF-se Dr. Latif Sylaj, kryeinfermierja Nafije Ajvazi si dhe një  pjesë  e stafit shë ndetesor doktor dhe infermierë./GJILANI INFO/

Read More

Në fshatin Bresalc të Gjilanit janë arrestuar tre persona të dyshuar shtetas të Kosovës,  pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 16.2 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, bëhet e ditur përmes raportit të fundit nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimeve policore, thuhet se me vendim të prokurorit personat e dyshuar janë paraburgosur. /GJILANI INFO/

Read More

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore kanë organizuar sesion informativ për parandalimin e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe diskriminimit, në Qendren e karrierës pranë Shkollës së Mesme Profesionale “Andrea Durrësaku”. Në këtë sesion informativ, palët kryesore të interesit, duke përfshirë të rinjtë, u mblodhën për të mësuar dhe diskutuar se si të identifikohen dhe parandalohen të gjitha format e dhunës përfshirë dhe diskriminimin. Alban Maliqi – përfaqësues i Organizatës Solidare Suisse SEE, paraqiti përmes sllajdeve çështjet që u ndërlidhën me këtë temë. Paneliste e këtij aktiviteti…

Read More

Sot në Ditën Botërore të zemrës, një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar këtë ditë, me një aktivitet në qendër të qytetit të Vitisë, ku u janë shpërndarë qytetarëve fletushka por edhe u janë dhënë rekomandime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, e këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik. Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga komandanti i policisë, kapiten Afrim Halili, ka vizituar ekipin shëndetësor gjatë këtij aktiviteti të sotëm. Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të ndërgjegjësimit dhe informimit,…

Read More

Katër persona (1 serb dhe tri kosovarë) janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet janë të ndryshme dhe kanë ndodhur të enjten në fshatin Bistricë, në Leposaviq. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në…

Read More

Nga Florim Zeqa Pranimi i dorëshkrimeve të një personaliteti të veçantë siq është Zef Tahiri, ishte pak më tepër se përgjegjësi. Përgjegjësi për faktin se nuk është aspak punë e lehtë konvertimi nga dorëshkrimi në formën e printuar të një teksti të shkruar në të folurën popullore dhe dialektin e gegnishtes, e aq më tepër kur bëhet fjalë për ngjarje të një distance të largët kohore, por akoma më e vështirë bëhet kur autorin nuk ke arritur ta njohësh dhe as ta takosh asnjëherë në jetë. Autorin e kësaj monografie arrita ta njohë duke i shfletuar tregimet e…

Read More

Shumë yje të futbollit u larguan nga Evropa gjatë verës që shkoi. Pjesa dërrmuese e tyre përfunduan në Arabinë Saudite, më saktësisht në Saudi Pro League. Atje, lojtarët po paguhen me shuma marramendëse dhe ofertat nga klubet arabe po janë të parezistueshme dhe të parefuzueshme. Por, disa yje të futbollit evropian vepruan ndryshe, duke preferuar të shkonin përtej Atlantikut.Ata vendosën që vitet e fundit të karrierës t’i kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ligën MLS. Pa dyshim, njëri prej tyre dhe ai që po konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, përfundoi pikërisht…

Read More

Drita Colaj nga Zllakuqani i Klinës është zhdukur tash e disa ditë. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për gjetjen e Dritës. “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: DRITA (Bardhec) COLAJ e lindur me 04.01.1976 në Zllakuqan-Klinё”, thuhet në njoftim. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka…

Read More

Shkruan: Florim Zeqa Pas ngjarjeve të fundit duhet të përmbushet obligimi ndërkombëtar i Kosovës, gjegjësisht përgatitja dhe finalizimi i Asociacionit në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për ta penguar çdo lidhje lineare të shtetit serb me komunat serbe në veri dhe brendi të vendit tonë. Nuk guxon të humbet rasti historik Ndryshe çdo prolongim i përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova  nga marrëveshjet ndërkombëtare (2013-2015 dhe 2023 në Bruksel dhe Ohër), do t’na kushtojë shumë dhe do t’na shkaktojnë telashe akoma më të mëdha me fqinjin tonë verior. Qeveria e Kosovës duhet që…

Read More