Author: admin

Një ëmbëlsirë që nuk harrohet! Përbërësit: ▪ 300 g biskota ▪ 200 ml qumësht ▪ 1 lugë çaji ekstrakt rum Për mbushjen: ▪ 4 vezë ▪ 200 g sheqer ▪ 100 g miell ▪ 1 litër qumësht ▪ 50 g gjalpë ▪ 200 g çokollatë ▪ 300 gr dredhëza Për dekorim: ▪ 50 g çokollatë ▪ 4 dredhëza Përgatitja: Biskotat i radhisni në kallëp, më pas i lyeni me qumështin që keni përzier me rum. Rrihni vezët bashkë me sheqerin, miellin dhe qumështin (200 ml). Qumështin e mbetur (800 ml) vlojeni dhe më pas shtoni tretjen e vezëve. Ziejeni…

Read More
VIP

Vendi jonë Kosova çdo herë e më shumë po arritet të përmendet në industritë e huaja. Pos sukseseve të vajzava tona në muzikë edhe në botën kinematografike ka arritur jehona e Kosovës. Së fundmi, Kosova u përmend në një nga episodet e serialit të njohur amerikan “The Afterparty”. “The Afterparty” është një seri televizive antologjie misterioze e komedisë amerikane e krijuar nga Christopher Miller.

Read More

E folura në gjumë është një nga fenomenet më interesante në organizmin e njeriut. Pavarësisht se shumë njerëz në botë flasin në gjumë në një pikë të jetës, ekspertët janë akoma të paqartë se çfarë e shtyn njeriun të flasë kur është në gjumë. Sipas Agroweb, ajo që dihet është se njeriu që preket nga ky fenomen mund të flasë për 30 sekonda në natë. Ka njerëz të tjerë që flasin shumë më gjatë se gjysëm minuti. E folura zakonisht mund të bëhet me përshpërima ose me të bërtitura. Njeriu që flet në gjumë, është në gjendje të kryejë…

Read More

Rrushi është një nga frutat më të ëmbla të stinës së vjeshtës, i shijshëm dhe i pasur me veti ushqyese. Kokrrat e tij janë një koncentrat mineralesh dhe sigurojnë hekur, kalcium, magnez, kalium, zink dhe bakër. Ato janë të pasura me vitamina të grupit B, si vitamina B1, B2, B3 dhe B6, të cilat luftojnë lodhjen psikofizike dhe për të përballuar me më shumë energji kalimin nga muajt e nxehtë në të ftohtë. Por duhet të bëni kujdes me sasitë. Rrushi është një nga frutat më të ëmbël. Ai përmban sasi të larta të sheqernave të thjeshta të përthithura…

Read More

Fitore shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës ka regjistruar Drita nga Gjilani, pasi e mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 0-2. Në minutën e 34-të, Drita kalo në epërsi me golin që shënoi Krasniqi pas asistimit të Thaqit. Golin e dytë mysafirët e shënuan në minutën e 77-të, kur Besnik Krasniqi realizoi nga penalltia. Pas tri pikëve, gjilanasit janë në vendin e tretë me 12 pikë të grumbulluara, derisa “Nikli” zë vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

Read More

Eskadronët e Vdekjes – Recension Dr. Sc. Salihe Salihu Romani Eskadronët e Vdekjes – është një trajtesë e zhanrit letrar ku autori Bardhyl Mahmuti përmes mjeteve artistike përshkruan realitetin e vuajtjeve të popullit shqiptar të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë. Autori në mënyrë të përkryer arrin të përshkruaj planifikimi dhe kryerjen e akteve mizore të Serbisë  kundër shqiptarëve. Me shkathtësi autori përmes shpalosjes së tregimeve depërton thellë në receptorët e njeriut duke përçuar dhimbjen e plagëve nga protagonistët tek lexuesi. Në librin e autorit Mahmuti përmes prova faktike për lidhshmërinë direkt të udhëheqësisë serbe në kryerjen dhe zbatimin…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo. Dyshes iu bënë disa pyetje, ku ata duhej të përshkruanin miqtë dhe kolegët e tyre me vetëm një fjalë. Mes shumë artistëve, në ekran u shfaq edhe fotoja e këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për të cilën Ora reagoi menjëherë. “E bukur”, u shpreh ajo. Në ndërkohë Diplo tha “shqiptare”, gjë kjo që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari. Dy artistet janë komentuar vazhdimisht për raportet e tyre “jo të mira” mes vete.…

Read More

Të enjten dy shqiptarë janë sulmuar në kufirin Kroaci-Serbi, si pasojë e plagëve të marra, 19-vjeçari Shqipron Muçiqi, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, ka reaguar familja Muçiqi. Familjarja Valmire Muçiqi, në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Shqiproni ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura. “Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe  miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për…

Read More

E hëna që vjen, do të jetë dita e parë e punës për 14 persona me aftësi të kufizuara, me të cilët kemi nënshkruar kontratat për fillimin e punës në 12 biznese lokale, ka thënë, Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit Sipas tij, subvencionimi i pagës do të jetë 300€ për periudhën 6 mujore nga komuna si dhe kontributet e paguara nga kompania e cila janë të angazhuar, me mundësi vazhdimi të kontratës nga kompania. Kryetari Hyseni ka njoftuar se pas punësimit të këtyre personave, do të hapen thirrjet për plotësimin e 6 vendeve të mbetura, e pastaj është…

Read More

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai ka theksuar se qytetarët dhe ai vetë janë nën stres dhe shqetësim për shkak të kësaj ngjarjeje dhe situatës së përgjithshme të pasigurisë në rajon. “Edhe tek ne mundet të zhvillohet një situatë e tillë, ku ne nuk kemi as Policinë tonë, ku ne nuk kemi as kompetenca në siguri, ku hynë e del gjithkush si të dojë në Luginë të…

Read More