- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Zhduket një grua me foshnjën e saj gjashtë muajsh në Skenderaj, rastin e raporton kunati i saj
Një person ka raportuar se të mërkurën rreth orës 09:30 kunata e tij (gruaja e vëllait i cili gjendet në Gjermani) bashkë me foshnjën e saj gjashtë muajsh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti është raportuar të enjten në Skenderaj. Tutje bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30 -Më datë 05.10.2023 në stacion të policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili…
Në QKMF “dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan ka filluar dhënja e vaksinave me kalendarin e ri, kurse në foto duket edhe foshnja e parë e cila mori dozën e pare në muajin e parë të jetës, njoftohet përmes faqes zyrtare të këtij shërbimi. Ndërkaq, Qedra për vaksinim thuhet se punon në dy ndrrime, duke filluar nga ora 07:00 e deri në ora 20:00./GJILANI INFO/
Nga e hëna e javës së ardhshme do të fillohet me vaksinimin kundër gripit sezonal në komunën e Kamenicës, bëhet e ditur pë rmes faqes zyrtare të kësaj komune. Njoftohet se vaksinimi do të bëhet për personat e moshës mbi 65 vjeç,personat me sëmundje kronike (pavarsisht moshës) dhe grate shtatzëna. Vaksinimi bëhet në QKMF Kamenicë, QMF Roganë dhe QMF Hogosht, kurse orari i vaksinimit: 07:30h – 14:30h./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni nënshkruan kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe mbulimin e lumit Stanishorka
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka. Ai ka theksuar se transformimi i qytetit veç sa ka filluar. “Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, ka shtuar kreu i Gjilanit./GJILANI INFO/
Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë. Çifti vendosën që të jetojnë në New York, ndërsa “US Weekly”, duke cituar burime pranë çiftit, raporton se Ethan Slater tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re. “Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në New York.” “Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë”, vazhdoi i njëjti burim. Çifti…
Të thuash “të dua” për herë të parë është një emocion i madh, por edhe siklet, sepse guximi për të thënë këtë shprehje të bukur, sjell me vete edhe rrezikun që ju të mos merrni përgjigjen që prisnit. Një ekip studiuesish nga Abertay University Dundee në Skoci, morën në studim një grup njerëzish për të parë mënyrën si e shkëmbenin këtë shprehje. Studimi i publikuar nga Shoqëria Psikologjike Britanike, përfshiu 3,109 pjesëmarrës nga shtatë vende (Australia, Brazili, Kili, Kolumbia, Franca, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar), të cilëve iu kërkua të plotësonin pyetësorë në internet. 70% e tyre përbëhej nga…
Preshi i përket së njëjtës familje si qepa dhe hudhra dhe periudha më e mirë për konsumimin e tij është nga shtatori deri në prill. Kjo perime është mjaft e përdorur nëpër supa dhe sallata. Preshi i përket gjinisë Allium, në familjen Alliaceae dhe e ka origjinën nga Lindja e Mesme. Ka pak kalori, i pasur me fibra, një burim antioksidantësh, një burim i vitaminave K dhe B9 si dhe një burim i mirë i mineraleve. Mendohet gjithashtu se ka një efekt mbrojtës kundër disa formave të kancerit. Vlera ushqyese e preshit: Për 100 gr presh të ziera: Energjia…
Albert Prenkaj Krijimi i një realiteti të ri negociues. Siguria si koncept shtetërorë – nacional është e konceptuar si mbrojtje kundër sulmeve ushtarake, por megjithatë siguria kombëtare kuptohet gjerësisht se përfshin edhe dimensione joushtarake, të tilla si siguria nga terrorizmi, minimizimi i krimit, siguria ekonomike, siguria e energjisë, siguria mjedisore, siguria ushqimore dhe siguria kibernetike. Në dokumentet e shteteve të mëdha, siguria kombëtare është e lidhur kryesisht me menaxhimin e kërcënimeve fizike dhe me aftësitë ushtarake të përdorura për ta ofruar sigurinë. Kjo do të thotë, siguria kombëtare shpesh kuptohet si aftësia e një shteti për të mobilizuar forcat…
Tifozët e AEK-ut u janë kundërpërgjigjur atyre të Olympacosit, teksa mbrëmjen e sotme në duelin e Ligës së Evropës ndaj Ajaxit, kanë nxjerrë një pankartë ku shkruhej: “Kosovo is Albania”. Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq që një grup joshqiptar dhe vjen pas një fushate agresive të mesazheve “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune, greke dhe ruse. Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist dhe gjesti i tyre mund të jetë bërë pasi një javë më pare ultrasit e Olympiacosit u shfaq një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi”. Gjesti i tifozëve grekë është…
Izet Abdyli Imer Gllareva, “Vargu pikon mall”, poezi, “Art Club ‘Rifat Kukaj’”, 2023 Pas vëllimit të parë me poezi ,,Frymëmarrje jete”, Imer Gllareva vjen edhe me përmbledhjen e dytë të poezive me titull ,,Vargu pikon mall”. Motivi i atdhedashurisë është lajtmotivi kryesor i poezive që prezantohen në këtë libër. Historia e lavdishme e trevës së Drenicës, prej nga vjen edhe poeti, ka qenë frymëzimi kryesor, ku si kroje të kristalta rrjedhin vargjet, përmes të cilave i këndon heroizmit të trimave të këtij trolli. Që në nismë takojmë këtë motiv, te poezia ,,Si t’shqiponjës e kam syrin”, vargje përkushtuese për…

