- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim gratë të cilat punojnë në pozitat e ndryshme publike në këtë komunë. Ai me këtë rast i falënderoj ato për punën që po e bëjnë në të mirën publike si dhe për profesionalizmin e treguar. Kryetari Haliti shtoj se qeverisja e tij e vlerëson lartë punën e grave që po bëjnë në pozitat e ndryshme brenda komunës dhe në sektorë të ndryshme si të administratës, arsimit, shëndetësisë dhe të tjerë , duke u zotuar se ai do të vazhdon ti mbështes ato që të ofrojnë shërbime sa…
Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, të Kamenicës , Nazmije Demolli Kastrati, me rastin e Tetorit rozë, ka apeluar: “Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për vetën. Bëje mamografinë sot. Kontrolli i hershëm shpëton jetën”, është thirrja që u bëhet të gjitha grave nga Koordinatorja e NJKDNJ-së. Sic dihet, Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit…
Blero për të dashurën e re: Nganjëherë vetëm mendoj me veten si pata kaq shumë fat, nuk e di
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, duket se është duke e shijuar në maksimum lidhjen e tij të re. Ai shpesh publikon imazhe me dedikime për të dashurën e tij, pa e zbuluar identitetin e saj. Njëlloj, këngëtari i hitit “N.U.N” veproi edhe në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory. Bëhet fjalë për një imazh, ku shfaqej një buqetë me lule në një dhomë të errët, teksa në mbishkrimin e saj pati disa fjalë dashurie. “Nganjëherë vetëm të shikoj dhe mendoj me veten: Si pata kaq fat, nuk e di. Por të lutem dije…
Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës. Çaji me mjaltë Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, ju rekomandojmë që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë. Një recetë sa e thjeshtë aq edhe efektive, nga e cila mund të përfitoni vlerat e limonit dhe të mjaltit…
Florim Zeqa Në kohën kur kam filluar të shkruaj, nuk kam pasur çasje në rrjetet sociale, besa as në portale, por kam pasur vetëm bashkëpunim gazeta te shkruara. Pas disa vitesh fillon bashkëpunimi edhe me portalet. Me ndaljen paradoksale të gazetave të shtypura në Kosovë, mënyra e plasimit të shkrimeve mbeti vetëm në formën elektronike. Përparësitë dhe pasojat e rrjeteve sociale Në kohën e gazetave të shtypura në Kosovë, për hatrin e disa miqve në mërgatën tonë jam kyqur në rrjetin social Facebook, në mënyrë që edhe ata t’i përcjellin më lehtë dhe më shpejt shkrimet e mia. Për…
Andi Zeqiri ka shënuar gol në sfidën që u mbyll 1-1 mes Gent dhe Genk, xhiro kjo e cila ishte e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit belg. Zeqiri shënoi në minutën e 63-të një gol mjaft të bukur për t’i dhënë avantazhin Genkut. Ai e bëri këtë duke shfrytëzuar një dalje jo të mirë të portierit vendas pas një kundërsulmi ‘vrasës’ të mysafirëve.
BAKI YMERI Poezia është rrëfimi më intim i zgjedhur i shpirtit. Është shpirti që prehet në prehërin e dashurisë. Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Poezia është një zonjë shumë e bukur, e drejtë, e ndershme, e denjë, e aftë, e turpshme dhe e tërhequr mes kufijve të urtësisë më të lartë. Ajo është shoqja e vetmisë, i kërkon burimet, i përkëdhel livadhet, pemët, lulet e mbulojnë dhe në fund, ajo vetë kënaqet dhe i udhëzon të gjithë ata që marrin pjesë. Poezia është makinë qepëse e fjalëve dhe barnatorja e ndjenjave letrare. Vargjet…
“Listova në një ditar ëndrrat e mia, i realizova” Sopranoja e njohur, Ermonela Jaho, ka qenë sot e ftuara e radhës në sezonin e dytë të podcastit “Flasim”. Jaho, ku rrëfeu si kurrë më parë sfidat që ka hasur gjatë karrierës së saj, rëndësinë e njerëzve që e kanë nxitur të ndjekë ëndrrat dhe “luftën” e bërë për të mos i braktisur kurrë këto të fundit, përcjell albinfo.ch. Ermonela Jaho është artistja, e cila pas sukseseve, çmimeve dhe arritjeve në karrierë, fsheh pas eksperienca e histori të jetuara në ndjekje të ëndrrave të saj. Sipas saj, dëshira dhe pasioni…
Në mungesë të fuqisë punëtore në vend, kompanitë kosovare po mundohen të bëjnë zgjidhje me punëtorë të huaj. Konsiderohet që së fundmi janë rreth 500 punëtorë nga vendet si Bangladeshi, Pakistani dhe India, të cilët e kanë gjetur vetën në Kosovë. Ata po punojnë në kompanitë e sektorit privat, pavarësisht që nuk njohin gjuhën, kulturën e as natyrën e punës. Sipas njohësve të ekonomisë, kjo situatë është për shkak të politikave të dobëta të Qeverisë. Ata vlerësojnë se është mjerim shkëputja e dialogut publiko-privat. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se qytetarët kanë humbur shpresën për punësim.…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në javën e dytë e tetorit, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të sillen nga 20 deri në 25 gradë Celsius. Qytetet me temperaturat më të larta për ditën e hënë janë Prishtina, Peja, Gjakova e Prizreni. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. Parashikimi i motit për pesë ditë: E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale…

