- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Sadbere Gagica -SPAHIJA A thua dashuria e përkdhel vetminë sonte Pas dyerve të mbylla rri e heshtur një fjalë Një ditë do bëhet qiell i mbushur me yje Unë e përshendeta dje e putha me mall Vargjet udhë kanë marrë s’i ndal asnjë furtunë Mbi brigje ëndrrash do parreshtur do fluturojnë Detin e rënë në gjumë me dallgë do ta zgjojnë Atje tej bregut ku Krishtin e ngujuan..do jem edhe Unë Nësër nuk di si ta pagëzoj këtë shkronjë të lodhur stinësh Në agun e parë të mëngjesit me pëllumba do ta thërras Mbi gotën time të mbushur me…
Komuna e Vitisë, ka vazhduar të ju kushtoj një rëndësi të veçantë krijimit të hapësirave publike për qytetarët, jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat e saj. Me këtë rast qeverisja Haliti me mjete komunale, ka investuar në krijimin e një hapësire publike, saktësisht parkut në vendin e quajtur “Struzh” në Stubëll të Epërme të Vitisë. Hapësira e rregulluar është kryesisht me gurë natyral, duke ja dhënë bukurinë e kësaj zone, në këtë hapësirë pritën të vendosën edhe mjetet përcjellëse si shportat e mbeturinave dhe të tjerë. Këtë investim të komunës së Vitisë, e kanë mirëpritur banorët e…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre, (3) personave./GJILANI INFO/
Bislimi udhëtoi për në Bruksel – do të flas për situatën aktuale të sigurisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit. Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Bislimi në Bruksel do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”. “Zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman”, thuhet më tej në njoftim. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Bisilimi do të mbajë dhe një diskutim…
Lionel Messi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Inter Miamin dhe do të largohet nga klubi në vitin 2025 për t’u kthyer te Newell’s Old Boys, sipas raportimeve në Spanjë. Messi ka pushtuar futbollin amerikan që kur u transferua në Miami në verë, duke shënuar 11 gola në 12 ndeshjet e tij të para dhe duke ndihmuar Interin të fitojë trofeun e parë në Kupën e Ligës. Ka qenë një vorbull fillimi për 36-vjeçarin, i cili gjithashtu ka ringjallur shpresat e skuadrës për të rrëmbyer një vend në play-off të këtij sezoni në MLS.…
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte arenë e përplasjes ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkanit dhe gjigantit kroat të futbollit, Dinamo Zagrebit. Dy skuadrat do të ndeshen në kuadër të grupit C të Ligës së Konferencës, përkatësisht rrethit të dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve të këtij kompeticioni. Dinamo ka tri pikë në vendin e parë në grup, kurse Ballkani është pa pikë pas humbjes nga Viktoria Plzen në ndeshjen e parë. Trajneri i Ballkanit Ilir Daja në konferencë për media të mërkurën ka thënë se skuadra kroate është njëri nga rivalët më të fortë me të cilit…
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se menaxhimi i ujërave të zeza më nuk do të jetë problem për fshatin e Kopernicës sepse projekti në vlerë prej 175,316.48 euro, është në proces e sipër. Ai po ashtu ka njoftuar qytetarët se kjo kontratë në vlerë prej 331,614.03 euro parasheh rregullimin e sistemit të ujërave të zeza edhe në fshatrat Karaçevë dhe Koretin./GJILANI INFO/
Data 12 tetor mund të jetë një datë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Shqipëria do të ndeshet kundër Çekisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Një fitore e kuqezinjve tanë do të përkthehej si një shans prej 90% për t’u kualifikuar në turneun prestigjoz. Trajneri brazilian i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ende nuk ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë të rëndësishme, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet për të veshur fanellën e tij pas një viti. Edhe pse…
Rrahman Dedaj Ktheva të të shoh Që ta vras harrimin Me një fjalë Mos mëpyet Ku isha njëind vjet Jeta na qenka matematikë e thjeshtë Asnjë e panjohur Asnjë e njohur krejt Asnjë plus Asnjëminus Baraz me zero Desha të të shoh Dhe ta kujtojmë Tërë të pavdekurën Tu shtrydhim fjalëve heshtjen E ti thërasim Me emra të thjeshtë Miqtë e vjetër Krejt çka nuk plaku koha Mbetet e vejë Ujët që nuk e pimë Nuk e pranoi burimi Ma jep dorën Dhe mos më pyet Ku isha njëqind vjet Se jeta na qenka Matematikë e thjeshtë Në të çdo…
Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një cisternë për gaz. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:47 në fshatin Koretin, të Kamenicës. Tutje bëhet e ditur se sipas raportuesit vlera e cisternës është rreth 30 mijë euro. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 euro”, thuhet në raport. Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

