- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri e feston sot, ditëlindjen e 32-të. Me këtë rast, ish-klubi i tij, Liverpooli e ka uruar me një foto të trofeut të Ligës së Kampionëve. “Urimet më të mira për Xherdan Shaqiri”, ka shkruar klubi anglez. Shaqiri ka bërë karrierë në shumë klube evropiane si në Bayern Munich, ku fitoi tripletën, teksa ishte pjesë edhe e Interit dhe Lyonit. Tani, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane po luan në Major League Soccer me skuadrën e Chicago Fire.
NGA: KLAJD KAPINOVA “Dr. Dom Lush Gjergji, emër që gjatë këtyre dy dekadave të fundit i dha sharm krijimtarisë kulturore e fetare, u gjend gjithandej, ku e kërkoi vullneti i mirë njerezor, për paqe, afri e unitet nacional, gjithnjë duke gjetur dhe shtigje të afrimit në botë të asaj që është krenari nacionale…” – Ibrahim Kadriu Vepra e deritanishme e don dr. Lush Gjergjit, është në përputhje të plotë me jetën e me formimin e tij shpirtëror, kulturor dhe nacional. Të konturosh hap pas hapi portretin e dom dr. Lush Gjergjit, këtë emër krijues që e njeh gjithë bota intelektuale…
Në fshatin Remnik të komunës së Vitisë, është shënuar sot dita e shkollës “Hasan Ali Remniku”, ku përfaqësues të Institucioneve komunale, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek busti i heroit, emrin e së cilit e mban kjo shkollë. Përveç kryetarit të komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, të pranishëm në këtë përvjetor, ishin edhe personeli arsimor, nxënësit dhe përfaqësues të Institucioneve të tjera./GJILANI INFO/
Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh
Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të hënën në Gjakovë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, rasti është iniciuar nga prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. “09.10.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘sulm seksual’, ku viktima e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u…
Me një buxhet prej 135 mijë eurosh, për herë të parë në historinë e Gjilanit, komuna ka ndarë grante për bizneset lokale, ka theksuar kreu i kësaj komune, Alban Hyseni. U nënshkruan kontratat per 46 përfitues, prej tyre 34 biznese të reja Start-Up dhe 12 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre. Dhe më shumë se 60 vende të reja pune dhe mbi 120 pajisje të punës do të financohen për përfituesit, tha ai. Kryetari Hyseni është shprehur i lumtur që po fuqizohet rinia dhe gratë në biznes, me c’rast edhe ka uruar shumë suksese të përfituesit./GJILANI INFO/
Gjilan: Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani uron përfituesit për projektet e tyre që të implementohen suksesshëm
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave 2023”. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, ju ka uruar mirëseardhje të pranishmëve,ndërsa përfituesve ju ka uruar implementim të sukseshëm të projekteve të tyre. Me këtë rast të pranishmit u njoftuan se me kërkesë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik,me vendim të Kryetarit të Komunës dhe me përkrahje të Kuvendit Komunal në Gjilan për herë të parë Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim…
FFK ka njoftuar zyrtarisht se Adem Imeri është prurja më e re e Kosovës. Lojtari 17-vjeçar do të jetë pjesë e Dardanëve U-19, derisa në nivel klubesh luan te Greuther Furth. “17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë “Po” Kosovës”, thuhet një njoftimin e FFK-së. Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Andorrës “Ai do të grumbullohet me Kombëtaren U19 për ndeshjet kualifikuese”. “Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut”. “Ai është lojtar premtues dhe tejet i talentuar”, ka bërë të ditur shtëpia e futbollit kosovar.
Fehmi Ajvazi Nuk të thash kurrë njerkë as s’të bëra hire, sykaltër – lulezemër Shqipëri Një yllnajë në qiell plotë dritë edeni, Pa ty s’di kush do isha tani… S’do rritesha as s’do plakesha nga hija e mjegulles, Po t’mos ishti ti e shtrejta ime – mall, Të ndjeva gjithmonë në vend të nanës, Nanë të kam thanë qysh se nanën time di… Nuk të mora kurrë inat dhe as mëri, As në andërr kur s’hiqej mjegulla dhe as kur këndonte njaj zog i zi, Nuk di kush do isha sot e shtrenja ime, Në qiell çfarë do shihja:…
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vransira të shpërndara njofton IHMK . Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, duke bërë që trupat e NATO-s në Kosovë nga sot të udhëhiqen nga Turqia. Ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe turkut Ozkan Ulutas bëhet sot në ora 11:00. Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutas, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneral Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve…

