- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Mbetjet mortore të gjetura në Matiqan, janë të trupit të njeriut që figuron në listën e personave të zhdukur
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka identifikuar mbetje mortore në lagjen Matiqan në Prishtinë. Këto mbetje mortore sipas PK-së figurojnë në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999. Pas identifikimit të lokacionit të dyshuar, në vendin e ngjarjes përveç njësive përkatëse policore, kanë dalur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Lexo po ashtu:Haxhiu: Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohet se i takojnë luftës së fundit Pas gërmimit/ekshumimit, janë hasur gjetje eshtrore me interes forenzik që…
Florim Zeqa Letër e hapur presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, të gjithë liderëve partiak dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mitrovica nuk ka qenë e ndarë as në kohën e Krajlit, as të Titos dhe as të Millosheviqit, por u nda pas rishpalljes së pavarësisë së Kosovës. Siq dihet Mitrovica gjithmonë ka qenë qytet i bashkuar me lumin Ibër në mes të qytetit. Mitrovica Veriore ose Mitrovica e Kosovës Veriore është themeluar në vitin 2013 pas krizës në pjesën veriore përmes të ashtuquajturit proces i decentralizimit! Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, përligjje e marrëveshjes së…
Gjobitet me 600 euro pronari i një bazeni në Hogosht nga Inspektorati i Komunës së Kamenicës
Inspektorati në fjalë ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se në kontrollet të cilat i kryen në teren, në mesin e shumë vendimeve, ka marrë edhe vendimin për bazenin në fshatin Hogosht, duke gjobitur pronarin e tij me një shumë prej 600 eurosh. Nga vlerësimet e inspektorëve ky vendim është marrë duke marrë për bazë gjendjen aktuale të dëmeve të shkaktuara nga ky burim uji, ankesat e vazhdueshme të banorëve dhe institucionit shkollor në këtë fshat, si dhe bazuar në plotni me Rregulloren Komunale për Shërbime Publike. Përkundër ankesave të vazhdueshme nga banorët aty, Inspektorati fillimisht…
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani dhe Udhëheqësi i sektorit për Efiqiencë të Energjisë, Bujar Haziri vizituan Shkollën Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Në këtë vizitë u pritën nga Drejtori i Shkollës Fillore “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu i cili për së afërmi i njoftoi për realizimin e plotë të këtij projekti në mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Komunës së Gjilanit që arrin vlerën 349,993.77 €. Përfundimi i këtij projekti, mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle do të iu ofrojë kushte më të mira për realizimin e procesit mësimor./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Kabash të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e dy hapësirave publike, konkretisht parqeve të reja. Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për rregullimin e këtyre hapësirave në interes të gjithë banorëve që jetojnë në këtë fshat. Përndryshe kryetari Haliti, ka potencuar se qeverisja e tij do të vazhdoj të realizoj edhe shumë projekte të tjera në të gjitha lokalitetet duke potencuar se krijimi i hapësirave publike është në…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një delegacion të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga nëntogerja Anda Gjata. Ata e njoftuan kryetarin për së afërmi lidhur me fushatën të cilën janë duke e zhvilluar sot në Viti, për pranimin e kadetëve të rinjë në Akademinë Ushtarake të SHBA-së dhe Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore. Përndryshe, ky konkurs është hapur më 25 shtator 2023, dhe do të vazhdoj deri më 08 tetor 2023, ndërsa të drejtë konkurimi kanë të gjithë të rinjtë e moshës 18 -23 vjeç. /GJILANI INFO/
Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 në rrugën “Shaban Polluzha”, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Në Stacionin Policor në Viti me datën 04.10.2023 është paraqitur një qytetar nga komuna e Vitisë i cili ka njoftuar se afër stacionit të autobusëve në Prishtinë me datën 03.10.2023 ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) dhe të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj te qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor në Viti. Drejtoria rajonale…
Zyrtar policor nga Stacioni Policor në Kamenicë, gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë. Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për…
Gjenerali Isufi viziton policin e plagosur në Banjskë: Bashkë me Afrimin shkroi faqen e re të historisë kombëtare
Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi, ka publikuar të enjten një fotografi me policin Alban Rashiti, i cili mbet i plagosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Isufi ka thënë se Rashiti është kushëriri dhe heroi i tij si dhe komandant i atdheut, “i cili me trupin e tij u bë shkëmb që nuk kalohet nga bishat terroriste të Serbisë që deshën ta gllabërojnë edhe njëherë tokën dhe Republikën tonë të shenjtë”. Lexo po ashtu: Lirohet nga spitali polici Rashiti, që u plagos të…

