Author: admin

Humbja që Dinamo Zagreb pësoi në “Fadil Vokrri”, ku triumfues doli i Ballkani i trajnerit Ilir Daja, ka lënë një shije të hidhur edhe te mediat kroata, që janë hedhur në sulm ndaj  skuadrës së drejtuar nga Sergej Jakiroviçit. Kjo humbje po dhemb shumë në Kroaci,  madje  po e konsiderojnë si humbjen më të turpshme europiane të Dinamo Zagrebit. “Skuadra e Sergej Jakiroviçit ka zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija evropiane në histori të Dinamos”, shkruhej ndër tjera në artikullin e “Index. hr”. Suksesi i Ballkanit ka errësuar mediat serbe, të cilat kanë shpërthyer ndaj Dinamos së Zagrebit.…

Read More

Baki Ymeri Maria Matei na ofron poezi të bukura, sentimentale, të frymëzuara dhe të shkarkuara nga zemra dhe shpirti. Autorja shkruan një poezi reflektuese që shpaloset në disa shtresa medituese. Jehona e vargut të saj lind rezonanca të bukura dhe tronditëse. Në vargjet e saj projektohen imazhe dhe tema përmes të cilave përvijohen dëshmi të reja lirike, të artikuluara në përballje fjalësh që theksojnë fort poezinë dhe krijuesin e saj. Poezitë e Marisë pasqyrojnë pikturën dhe kaligrafinë, dritën dhe hijen, një alkimi origjinale midis mendimit dhe tekstit, sepse poetesha e mbart gjithmonë atë mister në tekst, duke rrjedhur si një…

Read More

Virtyt Gacaferri Në koridën spanjolle, profesori dhe neurofiziologu José Manuel Rodríguez Delgado, del përballë një demi të tërbuar. Në vend të thikave dhe shpatave për mbrojtje, profesori ishte i armatosur me teledirigjues. Në atë “ballafaqim”, demi mësynë Delgadon dhe, në gjysmë të rrugës, Delgado shtyp një sustë dhe ndalon sulmin e demit. Kjo ngjarje që ndodhi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, u konsiderua si fillimi i studimeve për kontroll dhe për simulim të trurit. Studiuesi Delgado dëshmoi atë që shkenca veçse pandehte: agresiviteti dhe hidhërimi neutralizohen në një pjesë të vogël të trurit që njihet si amigdala.…

Read More

Një person ka raportuar se të mërkurën rreth orës 09:30 kunata e tij (gruaja e vëllait i cili gjendet në Gjermani) bashkë me foshnjën e saj gjashtë muajsh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti është raportuar të enjten në Skenderaj. Tutje bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30 -Më datë 05.10.2023 në stacion të policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili…

Read More

Në QKMF “dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan ka filluar dhënja e vaksinave me kalendarin e ri, kurse në foto duket edhe foshnja e parë e cila mori dozën e pare në muajin e parë të jetës, njoftohet përmes faqes zyrtare të këtij shërbimi. Ndërkaq, Qedra për vaksinim thuhet se punon në dy ndrrime, duke filluar nga  ora 07:00  e deri në ora  20:00./GJILANI INFO/

Read More

Nga e hëna e javës së ardhshme do të fillohet me vaksinimin kundër gripit sezonal në  komunën e Kamenicës, bëhet e ditur pë rmes faqes zyrtare të kësaj komune. Njoftohet se vaksinimi do të bëhet për personat e moshës mbi 65 vjeç,personat me sëmundje kronike (pavarsisht moshës) dhe grate shtatzëna. Vaksinimi bëhet në QKMF Kamenicë, QMF Roganë dhe QMF Hogosht, kurse orari i vaksinimit: 07:30h – 14:30h./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka. Ai ka theksuar se transformimi i qytetit veç sa ka filluar. “Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, ka shtuar kreu i Gjilanit./GJILANI INFO/

Read More
VIP

Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë. Çifti vendosën që të jetojnë në New York, ndërsa “US Weekly”, duke cituar burime pranë çiftit, raporton se Ethan Slater tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re. “Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në New York.” “Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë”, vazhdoi i njëjti burim. Çifti…

Read More

Të thuash “të dua” për herë të parë është një emocion i madh, por edhe siklet, sepse guximi për të thënë këtë shprehje të bukur, sjell me vete edhe rrezikun që ju të mos merrni përgjigjen që prisnit. Një ekip studiuesish nga Abertay University Dundee në Skoci, morën në studim një grup njerëzish për të parë mënyrën si e shkëmbenin këtë shprehje. Studimi i publikuar nga Shoqëria Psikologjike Britanike, përfshiu 3,109 pjesëmarrës nga shtatë vende (Australia, Brazili, Kili, Kolumbia, Franca, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar), të cilëve iu kërkua të plotësonin pyetësorë në internet. 70% e tyre përbëhej nga…

Read More

Preshi i përket së njëjtës familje si qepa dhe hudhra dhe periudha më e mirë për konsumimin e tij është nga shtatori deri në prill. Kjo perime është mjaft e përdorur nëpër supa dhe sallata. Preshi i përket gjinisë Allium, në familjen Alliaceae dhe e ka origjinën nga Lindja e Mesme. Ka pak kalori, i pasur me fibra, një burim antioksidantësh, një burim i vitaminave K dhe B9 si dhe një burim i mirë i mineraleve. Mendohet gjithashtu se ka një efekt mbrojtës kundër disa formave të kancerit. Vlera ushqyese e preshit: Për 100 gr presh të ziera: Energjia…

Read More