- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë sot gjatë ditës, sipas “Mendimi për motin”. Temperaturat minimale zbresin në 4C deri 8C, ndërsa gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 23C e 25C. Gjatë të dielës, priten kushte për reshje kalimtare të dielën, derisa në fillim të javës së ardhshme pritet mot stabil, pa të reshura, me diell e vransira. “Pas një mëngjesi të ftohtë, gjatë ditës së shtunë në vend parashihet mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale zbresin në 4C deri 8C, ndërsa gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 23C e 25C. Depërtimi i një fronti…
E pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë një datë për kthim në dialog. E nëse i njëjti ndërpritet, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se rrezikohen shqiptarët ne atë pjesë. Ai para disa ditëve i ka dërguar edhe letër zyrtare Qeverisë së Kosovës dhe është i gatshëm për takim. 24 shtatori ka alarmuar edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se një ngjarje e njëjtë si në veri, mund të përsëritet në Luginë të Preshevës. Sipas tij, shqiptarët në Luginë janë më…
Komandanti i KFOR’it: Situata në veri mbetet e paqëndrueshme, shumë lehtë mund të përshkallëzohet
Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha të premten se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet ndërsa paralajmëroi shtimin e trupave të NATO-s në terren. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Prishtinë, në prag të përfundimit të mandatit të tij, gjatë së cilës tha se situata është bërë më e vështirë për t’u menaxhuar për shkak të një sërë faktorësh ndërhyrës dhe veçanërisht mosbesimit ndërmjet palëve. “Të gjitha këto ngjarje tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe…
Policia e Kosovës ka lëshuar të premten kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur. Bëhet fjalë për Jeton (Sokol) Markaj, i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejёs. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale…
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka njoftuar se do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë në kuadër të forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR). “Mund të konfirmoj se qeveria federale (gjermane) ka vendosur të zgjerojë angazhimin e saj në KFOR nga prilli i vitit 2024, pavarësisht ngjarjeve të fundit në Kosovë”, tha në një konferencë për media Mitko Mueller, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton AA. Mueller u referohej tensioneve të rritura në veri të Kosovës pasi një polic kosovar dhe katër persona nga një grup i serbëve të armatosur më 24 shtator u vranë gjatë një…
Në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Drita do të takohet me FC Malishevën, ndeshje që luhet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. Në konferencën për media, Ardit Tahiri foli për pritshmëritë nga kjo ndeshje. Futbollisti Tahiri tha se shpreson ta vazhdojnë serinë e fitoreve dhe fitore do të synojnë edhe nesër. “Pas një jave të ngarkuar shpresoj që ta vazhdojmë me rezultate pozitive, sepse kemi qenë në një krizë rezultatesh por ia dolëm ta kalojmë. Për nesër synojmë fitoren dhe tri pikë”, ka thënë Tahiri. Ndeshja FC Malisheva – FC Drita zhvillohet…
Në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Drita do të takohet me FC Malishevën, ndeshje që luhet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. Në konferencën për media, kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis tha: “Nëse e kemi angazhimin e njejtë do ta vazhdojmë me fitore”. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kur e shikoni FC Malishevën duke luajtur ata kanë një ide të lojës sidomos ofensive dhe kanë shënuar shumë gola. Por, kjo do të varet edhe nga qasja jonë, ndeshjen që do ta zhvillojmë dhe angazhimi ynë. Për mua më e rëndësishme…
Nga aktivitetet javore në komunikacionin rrugor Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 29.09.2023-05.10.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni veror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë (1697) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i pesëmbëdhjetë…
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 05.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.M. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së…
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan me datën 06.10.2023 ka bërë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e ciklit të ulët në disa shkolla të mesme të ulëta në qytetin e Gjilanit, për shoferët dhe kalimtaret e rastit. Me këtë rast për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë. Po ashtu janë përcjellë mesazhe: • Nxënësit të kenë veshje mundësisht me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecni gjatë natës! • Të përdoren decidivishtë vendkalimet e shënjuar për këmbësorë! • Të kenë kujdes…

