- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Nga: Viktor Malaj “Ato që dikur konsideroheshin vese, tani janë bërë mënyra të sjelljes së përditshme” – Seneka. Veset, krahas virtyteve dhe në ndeshje me to, kanë ekzistuar dhe shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë kohërave. Në njëfarë mënyre, veset janë “virtytet” e horrave. Në kohët tona, në kohët moderne të sundimit të mediave vizive dhe të shkruara, veset janë bërë më të stërholluara, më ngjitëse, të përhapura dhe më të guximshme, ngaqë i shiten njerëzimit si “virtyte” të modernitetit, “liri individuale”, madje si parime apo udhërrëfime për të tjerët, “të prapambeturit”, konservatorët etj. Përpjekjet e pareshtura të bartësve dhe manifestuesve…
Në edicionin e vitit 2023, revista e famshme e biznesit “Fortune” ka shpallur listën e Grave më të Fuqishme në Biznes. Shkencëtarja me prejardhje shqiptare, Mira Murati është përfshirë në një listë në të cilën janë të përfshirë 100 gratë kryesore të biznesit që përfaqësojnë industri duke përfshirë financat, teknologjinë, kujdesin shëndetësor, telekomin, shitjen me pakicë dhe energjinë, ndër të tjera.
Pas agresionit të dështuar të 24 shtatorit, Serbia kërkoi që veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR-i. Këtë gajle shtetit serb e Aleksandar Vuçiqit, ia hoqi të martën nga Prishtina, hiç më pak se admirali i Forcave të Përbashkëta, Stuart Munch. Amerikani sqaroi edhe një herë se KFOR-i është e mbetet reaguesi i tretë, përveç kur dy të tjerët para tij dështojnë. Ai kërkoi ulje tensionesh e negociata dhe kompromis mes të dyja vendeve, teksa shtoi se ka mungesë të besimit që e dëmton procesin, raporton KlanKosova. Për këtë, ai tha se misioni paqeruajtës punon pa u ndalur.…
Një fletarresti ndërkombëtar për krime lufte i kërkuar nga Kosova për të dyshuarit Z.V dhe I.B ka bërë që të njëjtit të arrestohen në një shtet fqinjë. Mali i Zi ka arritur që të arrestoj këta dy shtetas kosovar, të cilët drejtësia vendore i kërkon për krimet e bëra gjatë luftës në vitet e 1998-99 në Kosovë. Mirëpo për 61-vjeçarin dhe 48-vjeçarin procedurat e ekstradimit nga Mali i Zi në Kosovë, ende nuk kanë përfunduar. Nga Prokuroria Speciale nuk ka treguar kohën se kur do të ekstradohen të njëjtit, por vetëm kanë thënë se për njërin prej tyre procedurat…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Mediat spanjolle zbulojnë detaje të reja për një rikthim të mundshëm të Messit te Barcelona. Më pak se 24 orë pas eliminimit përfundimtar të Inter Miami nga play off i MLS, janë shtuar ndjeshëm zërat për “Pleshtin” Sipas “Sport”, nëse Messi kërkon të largohet në formë huazimi, atëherë Inter Miami do të ulet pa problem në tryezën e bisedimeve së bashku me Barcelonën me synimin për të arritur një marrëveshje që do të kënaqë të gjitha palët. Ndërkohë nga Arabia Saudite po provojnë për të bërë për vete me një ofertë bombastike kampionin argjentinas.
Interi ka një nga skuadrat më të mira në Itali, por sërish ka vend për përmirësime, veçanërisht në sulm. Alexis Sanchez,dhe Marko Arnautoviq nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, madje austriaku për momentin është i dëmtuar. Ndaj, në janar drejtuesit do të tentojnë të forcojnë organikën. I pari në listë është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos për të cilin u fol shumë edhe në verë. Megjithatë, përveç iranianit, në listën zikaltër është edhe emri i Armando Brojës. Inter e ndjek sulmuesin e Shqipërisë prej kur ai aktivizohej në Holandë me Vitessen. Broja tashmë është rikthyer, madje duke fituar…
“Dardanët” kanë përfunduar stërvitjen e fundit parëse të udhëtojnë drejtë Andorrës, derisa futbollistët Albion Rrahmani dhe Qëndrim Zyba kanë paralajmëruar se Kosova nga kjo ndeshje synojnë fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024”. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të martën e ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore dhe të fundit në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Andorrës. “Dardanët” të enjten përballen me Andorrën nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Sulmuesi Albion Rrahmani ka thënë se “dardanët” synojnë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, derisa nuk ka hezituar të jep edhe një premtim…
Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nesër (e mërkurë) do të pranojnë donacion disa dornë. Ky donacion është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Ceremonia e pranimit të këtij donacioni sipas njoftimit do mbahet nga orën 10:00.
Mbrëmjen e së martës Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq. Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura. “Informacionet kanë qenë fillimisht për armë por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”. “Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, u shpreh Elshani.

