- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Është gjendur pa shenjë jete Jeton Markaj, i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qyetetar se ka gjetur një person në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet emergjente, ndërsa nga mjeku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi. Lexo po ashtu Policia kërkon personin e zhdukur Jeton Markaj Gashi tha se rasti vazhdon të hetohet. Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen…
Samir Ujkani është sërish në listën e Kosovës të publikuar nga Primoz Gliha. Kosova luan ndaj Andorrës dhe Izraelit në javën e ardhshme, ku slloveni Gliha ka ftuar 25 lojtarë. Në mesin e tyre janë edhe tre portierët tashmë të zakonshëm: Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe Samir Ujkani. Muric është pjesë e Burnleyt dhe ruan portën e klubit anglez vetëm në ndeshjet e FA Cup dhe Carabao Cup, pasi në kampionat është portier i dytë. Visar Bekaj ka kompletuar këtë vit transferimin te Hatayspor dhe aktualisht është portier i dytë. Ndërsa i treti është Samir Ujkani, i cili mbetet…
Shkelzen Halimi Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen ceremoni të ndryshme, jo vetëm për motivimin e tyre, por edhe për vlerësimin e punës që bëjnë shkrimtarët. Kjo, mbase është karakteristikë e shoqërive të shëndosha që e dinë rëndësinë e kulturës dhe, në kontekst të kësaj, edhe rëndësinë e letërsisë. Në Shqipëri është themeluar edhe çmimi për Poetin Laureat, i cili i akordohet një personaliteti nga fusha e poezisë shqipe, kurse qëllimi i këtij vlerësimi, siç thuhet, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e leximit…
BAKI YMERI Libri u botua në gjuhën rumune në Bukuresht, me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumansisë (në shtypshkronjën Pass International srl, 2005), duke patur një Pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru, si dhe Parathënien e përkthyeist B. Ymeri: Vlera magjike e një mrekullie historike. Nga Bibliografia kuptojmë se Ibrahim Kadriu u lind më 8 janar 1945 në një fshat të Kosovës Lindore. Ka qenë pedagog, gazetar, reporter, pastaj zëvendës/ministër i Sekretariatit Krahinor të Informatave (Shtypit), ndërsa në vitet 80-të ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është redaktor i gazetës së përditshme Zëri i…
Dega e PDK-së në Gjilan: Prurje të reja dhe angazhim i aktivistëve në detyra shtesë pjesë e rikonstruktimit të Degës
“Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, iu janë bashkuar 7 anëtarë-kuadro të reja të fushave të ndryshme nga shëndetësia, arsimi, ndërmarrësi e gjithashtu si rezultat i rikonstruktimit detyra shtesë kanë marrë dhe disa nga aktivistët”, thuhet në komunikatën e PDK-së, së Gjilanit. Më tej thuhet se: “Sigurisht se ky është vetëm fillimi i përforcimit të strukturave të degës dhe i ardhjeve të reja në PDK, sepse është e vetmja parti që garanton një të ardhme më të mirë dhe stabilitet për komunën dhe vendin tonë. PDK është parti kombëtare e shtetformuese, parti e hapur për të gjitha…
“Në vazhdën e takimeve në nivel degësh të Aleancës nga Anamorava, u mirëpritëm në degën e Vitisë nga kryetari Labinot Bislimi dhe struktura e degës”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK- së, në Gjilan. Ai tha se Aleanca në Gjilan, Kamenicë, Viti e Artanë, po rritet përditshëm dhe po forcohet me kuadro të reja. “Jemi mbledhë katër degët për të diskutuar, analizuar e projektuar plane konkrete për zhvillimin dhe përparimin e katër komunave qytetarët e të cilave janë taksapaguesit më të mëdhenjë në nivel Republike. Aleanca po rikthehet fuqishëm”, ka thënë Gagica./GJILANI INFO/
Ka filluar implementimi i projektit TAKE përkrahur nga CARITAS në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit me përkrahjen e CARITAS-it zviceran, ka filluar implementimin e projektit TAKE i cili do të realizohet në bashkëpunim me Universitetet Publike, gjegjësisht Fakultetet e Edukimit në Kosovë. Objektivat e projektit u shpalosën nga koordinatorja e projektit TAKE për Fakultetit e Edukimit në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili. Një fjalë rasti mbajti Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit, tha se investimi në edukimin e hershëm është i domosdoshëm dhe se bashkëpunimi në projektet e përbashkëta të…
Në muajin ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet Ekspozita Grupore “Thirrëm edhe mua” – Kuratore Jalldëze Mustafa. “Në muajin rozë – muajin ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, mesazhi sensibilizues këtë vit është “Thirrëm edhe mua”. Në Galerinë e qytetit ky mesazh u shpreh përmes vijave, ngjyrave dhe manifestimeve estetike nga pikturat e artistëve anembanë vendit”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Thirre edhe tjetrin për kontrolla të kancerit të gjirit. Merr shërbime falas çdo ditë pune në QKMF-në e qytetit. Parandalimi është mbijetesë. Përndryshe, kryetari Hyseni ka bërë…
Përgjegjësi i xhamisë nga Koretini i Kamenicës ka raportuar në Polici se nga ana e personave të panjohur me forcë është dëmtuar kasaforta e xhamisë, me ç’rast janë vjedhur para dhe një DVR të kamerave, njofton policia. Rasti në fjaë tashmë është nën hetime dhe si i tillë është cilësuar si vjedhje e rëndë, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/
Një qytetar në Viti ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në depon e marketit, persona të panjohur nga kasaforta i kanë grabitur një shumë parash, bëhet e ditur nga Policia. Njoftohet se të njejtit janë larguar në drejtim të panjohur si dhe nuk raportohet për lëndime, Ky rast thuhet se po vazhdon të hetohet./GJILANI INFO/

