Author: admin

Ismajl Kurteshi Qytetarët e Kosovës i përgëzoj që dëshmuan kulturë të lartë demokratike, gjatë zhvillimit të këti procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm. Lëvizjes Vetëvendosje! ia uroj fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Uroj që VV-ja këtë besim të fituar nga qytetarët, t’ua kthen atyre me punë të mira e të ndershme në dobi të vendit. Me drejtësi për të gjithë qytetarët. Me luftë kundër dukurive negative. Me bashkëpunim me ata që kanë vullnet për punë, për të mirën e Kosovës dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë. Suksese!

Read More

Policia ka arrestue një qytetar në Gjilan nën dyshimin se i njejti kishte ekspozuar fletëvotimin në qendrën e votimit, pasi e kishte plotësuar, para se ta vendoste në kutinë e votimit. Ky veprim është cilësuar nga Policia si pengim i procesit të votimit dhe cenim i fshehtësisë së votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/

Read More

Ditën sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.

Read More

Sot parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit. Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugut. Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të dobët dhe lokale. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-58 km/h.

Read More

Policia e vendit ka evidencuar 102 raste aksidentesh trafiku, brenda 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, prej tyre 30 me të lënduar dhe 72 me dëme materiale. Ndërkaq, thuhet se janë shqiptuar 1 mijë e 506 tiketa gjobitëse për kundërvajtësit në trafik rrugor, si dhe janë arrestuar 41 persona dhe 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan *** Tubimin e fundit, por aspak nga rëndësia, e zhvilluam në Velekincë, mes një atmosfere të jashtëzakonshme dhe me përkrahje të fuqishme nga qytetarët. Energjia, pjesëmarrja dhe besimi i treguar dëshmojnë qartë se kjo anë qëndron fuqishëm krah vizionit tonë. Velekinca nuk lëshon pe për begati dhe siguri. Me këtë energji dhe unitet, po e mbyllim fushatën të vendosur dhe të gatshëm për fitore. Mirupafshim nesër mbrëma në festën e madhe të fitores! *** Në ditën e fundit të fushatës u takuam me banorët e Zabelit, në një atmosferë plot energji dhe besim. Festa e…

Read More

“LDK mbetet gjithmonë shtëpi e përbashkët, LDK mbetet gjithmonë parti që jep dije, përkushtim e dashni sepse atdheu ynë është mbi të gjithë”, thote Lutfi Haziri, kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. *** Me besim në familje, atdhe e Zot, jam rritur, jam kultivuar, jam zhvilluar dhe po vazhdoj të kontribuoj çdo ditë. Të dashur qytetarë e bashkëveprimtarë e bashkatdhetarë, Nuk është me rëndësi vetëm numri 5 në listën e LDK-së, por me rëndësi është numri 123, numër që ju fton të na jepni besim, sepse për këto 36 vite, ne…

Read More