Author: admin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një grup studentësh nga Universiteti Justus Liebig-Giessen i Gjermanisë të kryesuar nga Prof. Rainer Waldhardt dhe Prof Till Kleinbecker nga Instituti i Ekologjisë së Peizazhit dhe Menaxhimit të Burimeve. Studentët u shoqëruan edhe nga Arben Mehmeti, profesor në Universitetin e Prishtinës. Gjatë takimit, kryetari Haliti ju ka uruar mirëseardhje në Viti dhe i ka njoftuar studentët me bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me qytetin gjerman të Kirchhain-it duke potencuar se ky bashkëpunim ka nisur që një kohë të gjatë dhe se ajo është kurorëzuar edhe me marrëveshje binjakëzimi.…

Read More

Gjatë vikendit që lamë pas, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë realizuar 515 kontrolle, ndërsa 27 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejmë. Punët dhe shërbimet e ofruara gjatë vikendit janë si në vijim: 27 pacientë të pranuar për trajtim të mëtejmë; 5 transfere; 11 lindje; 7 operime; 36 ekzaminime me CT; 113 ekzaminime me Rëntgen si dhe 36 ekzaminime me ultrazë. Synimi ynë mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në të gjitha shërbimet shëndetësore. Jemi në gatishmëri 24/7 për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve, duke dëshmuar çdo ditë profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, thuhet nga autoritetet spitalore në Gjilan./Gjilani INFO/

Read More

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë një sërë masash në kuadër të planifikimeve për rritjen e sigurisë në shkolla. Masat kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor, me fokus të veçantë në sigurinë në trafikun rrugor. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësia Sektoriale dhe e Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, sot kanë zhvilluar aktivitete në terren pranë shkollave, veçanërisht në zonat që ndodhen afër akseve kryesore rrugore. Gjatë aktiviteteve…

Read More

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan është zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve nga të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës. Takimi u zhvillua nën udhëheqjen e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, nënkolonel Remzi Azemi, ndërsa në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave rajonale të hetimeve. Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e informatave relevante, përvojave dhe praktikave profesionale, si dhe për bashkërendimin e veprimeve operative dhe hetimore. Vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së efikasitetit në fushën e hetimeve dhe rezultateve në…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë. “Faktet flasin qartë: nga 546 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2021, në vitin 2027 ky buxhet pritet të arrijë në 907 milionë euro. Pra, një rritje prej rreth 66%”, ka thënë Hyseni. I pari i Gjilnait tha se mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria, siç pretendohet nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish te komunat përmes…

Read More

Komuna e Kamenicës ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor me një takim të përbashkët me mësimdhënësit, drejtorët e institucioneve arsimore, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe përfaqësues të këshillit të prindërve dhe nxënësve.Gjatë takimit u prezantuan punët dhe projektet e realizuara në sektorin e arsimit, si dhe risitë dhe masat që do të zbatohen gjatë vitit të ri shkollor, me fokus në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mbështetjen e mësimdhënësve. Në fjalën e tij,…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat janë ngritur për këto vepra penale, si në vijim: Një aktakuzë për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”; Një aktakuzë për veprën penale “Kanosje”; dhe Një aktakuzë për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Rasti është proceduar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në përputhje me procedurat ligjore./Gjilani INFO/

Read More

Policia ka njoftuar për një rast të dyshuar të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe përdorimit të armës. Sipas raportimit policor, një grua kosovare ka deklaruar se, derisa ndodhej te familja e saj, ka pasur një problem me një person të dyshuar. Sipas deklarimit të saj, personi i dyshuar është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, personi i dyshuar është në kërkim nga Policia. Rasti është duke…

Read More

Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 11–17°C dhe maksimale: 28–33°C Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s. Në disa zona, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, nuk përjashtohet mundësia për zhvillim të vranësirave dhe reshje lokale shiu./Gjilani INFO/

Read More