Author: admin

Roli i familjes emigrante në ruajtjen e gjuhës amtare është thelbësor. Prandaj këto familje kanë disa përgjegjësi dhe mundësi të veçanta. Gjatë gjithë këtyre viteve në mërgatën shqiptare në Zvicër familja është burim mësimi apo mosmësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e tyre. Përkundër faktit se në shumë kantone të Zvicrës janë hapur shkolla me mësim plotësues të gjuhës shqipe, vihet re se pjesëmarrja e fëmijëve shqiptarë është e ulët. Pjesa dërrmuese e fëmijëve tanë nuk flasin shqip. Pa asnjë arsye shumë prindër flasin frëngjisht apo gjermanisht me fëmijët e tyre. Roli i familjes emigrante në ruajtjen e gjuhës…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu IHK njofton se në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read More

Rruga kah deponia e mbeturinave në Gjilan, vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë, situatë kjo e cila pritet që të sanohet sa më parë që është e mundur. Dhe kur kësaj i shtohet edhe frekuentimi i automjeteve të rënda transportuese për mbeturina, po mbi këtë aks rrugor, e pastaj edhe përkeqësimi i kushteve me ardhjen e dimrit, rruga mund të bëhet e pa kalueshme. Andaj shtrohet edhe pyetja se cka do të bëhet me mbeturinat nëse nuk ndërmerren masa karshi situatës së krijuar? Për situatën në të cilën ndodhet aktualisht kjo rrugë për Agjencionin e Lajmeve “…

Read More

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 10.11.2023-16.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e dhjetë (1310) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i njëzet (20) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,…

Read More

Sipas statistikave zyrtare policore gjatë 24 orëve, në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 38 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që kanë ra ndeshë me ligjin. Përmes raportit të saj mësohet poashtu se për 24 orët fundit, kanë ndodhur  63 aksidente  trafiku, 17 prej tyre me lëndime dhe 46 vetëm me dëme materiale Ndërkaq janë arrestuar 13 persona, 7 prej tyre janë dërguar në paraburgosje dhe 2 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 20 centrifugave elektrike dhe 20 shkrirëseve të dyllit, për bletarët vitias. Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se është për tu përshëndetur metodologjia që po përdor Drejtoria e Bujqësisë, duke përkrah fermerët e komunës së Vitisë me pajisje të ndryshme me çrast po ua lehtëson punët e tyre të përditshme. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit, blegtorët, pemëtarët, bletarët dhe të gjithë sektorët e prodhimtarisë çoftë bujqësore, artizanale e ato të pjekurinave, për të vetmen arsye që ti ofrojmë kushte sa më të mira…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se 153 lopë të racës simental janë ndarë për fermerët dhe se ky është numri më i madh i dhënë ndonjëherë për 23 vite. Nga 159 aplikues për lopë qumështore, 153 janë përfitues. “Bujqësia vazhdon të jetë një nga prioritetet tona. Viti 2023 e gjen këtë sektor me buxhetin më të madh ndonjëherë”, ka thënë i pari i Gjilanit. Kryetari Hyseni tha se janë përherë në shërbim të fermerëve. “Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën Islamic Relief Kosova, ndaj të cilëve jemi falënderues dhe mirënjohës”, ka thënë kryetari…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga z. Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij takimi dy kryetaret kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes komunës së Vitisë dhe asaj të Tearcës. Sipas këtij dokumenti, memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtarë të qëndrueshëm ndërmjet komunës së Vitisë dhe të Tearcës. Gjithmonë sipas këtij dokumenti në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, do të realizohen objektivat e parapara në kuadër të fushave të partneritet të qëndrueshëm në fushën e kulturës, rinisë, sportit, zhvillimit mjedisor, ekonomik, bujqësorë…

Read More

Qyteti i Janjevës ruan gjurmë të lashta të civilizimit kulturor, objekte të kultit si dhe gjurmë të hershme të xehetarisë. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të njihen me zhvillimin e dikurshëm ekonomik të këtij qyteti të lashtë. Për Janjevën ka shënime që datojnë që nga shekulli XIV, siç ka ashtu edhe për Kishën e Shën Kollit. Udhëpërshkrues të ndryshëm tregojnë se në këtë qytet janë nxjerrë edhe xehe të ndryshme, ari, argjend etj. E kemi shumë afër dhe shumë larg, njëkohësisht! Janjeva është një qytezë me të kaluar dhe histori të pasur, por tash e harruar dhe e…

Read More