- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale, e keto jane : Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ si dhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /GJILANI…
I merret leja për tre muaj dhe gjobitet me para dhe pikë negative, për tejkalim në vijë të plotë
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar kundërvajtësin i cili duke drejtuar automjetin e tij në Kllokot, në bazë të video incizimit të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të pa sigurte dhe në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj. Drejtoria rajonale…
Në Gjilan bëhet inspektimi i vinçave që përdoren për ndërtimet shumëkatëshe, për të krijuar siguri për qytetarët dhe sigurinë e pronës. Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, sektori i inspektimeve të ndërtimit, ka pranuar ankesa nga qytetarët se po ndihen të rrezikuar nga vinçat që përdoren në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe. Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se sektori i inspektimeve ndërtimore ka filluar inspektimin e vend-punishteve ku përdoren vinçat, ku janë identifikuar se vinçat janë të vjetërsuar dhe nuk janë të vendosur sipas kritereve. Ajo tha se inspektimi periodik dhe testimi i vinçave po bëhet në kuadër të…
Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë,me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim përfaqësues të Kompanisë Regjionale të Ujerave “Hidromorava”, në krye me Ymer Salihu. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me këtë kompani në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm për rrejtët ekzistuese, projektet të reja në sigurimin e ujit të pijshëm, rritjen e cilësisë së ujit si dhe përfshirjen e vendbanimeve të ndryshme të Vitisë nën menaxhimin e KRU “Hidromorava”. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Hidromoravës për Viti, Kemur Mustafa./GJILANI INFO/
Bëhet fjalë për Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu, dy studentët shqiptarë të cilët kanë fituar në konkursin e organizuar nga NASA, transmeton albinfo.ch. Ata në një intervistë kanë treguar për hartën e krijuar për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit. “Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marim vendin e parë. Ne…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka akuzuar Listën Serbe, duke thënë se ka shkaktuar vetëm dëme për qytetarët serbë në Kosovë. Rashiq e quajti atë “Lista antiserbe”, duke shtuar se si shkak i tyre një e treta e serbëve kanë ikur nga Kosova. “Është një përpjekje shumë e dobët sa i përket pastrimit të fytyrës. Unë te ju jam më i butë, në media serbe them se ata janë lista antiserbe, ajo ka bërë më shumë keq brenda 11 viteve se cilido organ tjetër, kjo po vazhdon. 1/3 e serbëve janë zhvendosur për shkak të tyre”, ka…
Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të merkuren në Kamenicë vazhdon fushata informuese për udhëtim pa viza. Gjatë kampanjës qytetarët mund të bëhen pjesë në kuizin dhe mësojnë më shumë rreth të drejtave në udhëtim që nga 1 janar 2024. Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. IHK njofton se në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren. Më 31.10.2023, njësitet e lartcekura në brezin kufitar kanë identifikuar një automjet transportues (furgon), me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan. Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte I.S., mashkull shqiptar, kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme me paketa gjithsej:115 pako me peshë totale 1457 kg. mjete piroteknike (fishekzjarre) në vlerë sipas…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet në asfaltimin e rrugës Viti-Korbliq- Kaçanik. Në disa pjesë kjo rrugë është hapur, ndërtuar dhe po asfaltohet ndërsa në disa pjesë të saj konkretisht përmes fshatit Binqë dhe Shushtë po bëhet edhe zgjerimi i saj. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se ai është shumë i lumtur që po realizohet ky projekt infrastrukturor, që sipas tij nuk është vetëm në interes të kësaj zone por edhe të dy komunave si Viti dhe Kaçanik. Ai shtoj se kjo rrugë po bëhet në një zonë të veçantë që mund edhe…

