Rruga kah deponia e mbeturinave në Gjilan, vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë, situatë kjo e cila pritet që të sanohet sa më parë që është e mundur. Dhe kur kësaj i shtohet edhe frekuentimi i automjeteve të rënda transportuese për mbeturina, po mbi këtë aks rrugor, e pastaj edhe përkeqësimi i kushteve me ardhjen e dimrit, rruga mund të bëhet e pa kalueshme. Andaj shtrohet edhe pyetja se cka do të bëhet me mbeturinat nëse nuk ndërmerren masa karshi situatës së krijuar?
Për situatën në të cilën ndodhet aktualisht kjo rrugë për Agjencionin e Lajmeve ” Gjilani Info “, ka folur menaxheri i njësisë punuese të kompanisë EcoHigjiena në Gjilan, Xhelil Sahiti duke theksuar se janë ballafaquar për një kohë të gjatë me probleme të kalimit mbi këtë rrugë gjatë transportimit te mbeturinave deri në deponi.
“ Pjesa e kësaj rruge, e një gjatësie më të vogël se një gjysmë kilometri, është kthyer në gropa që pëngojnë qasjet normale për makinëritë e rënda dhe si të tilla edhe paraqesin rrezik në tatëpjetat nëpër të cilat lëvizin” ka thënë ai.
Sipas tij në këtë deponi transportohen mbeturinat nga shumë komuna, si: Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu Shtërpca, Hani Elezi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Shtimja.
Kjo rrugë ishte rregulluar në vitin 2003, atëherë kur ishte rregulluar edhe deponia, porse deri me tani asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht, thuhet në vazhdim për qështjen në fjalë.
“Kompania Eco Higjiena, andej transporton mbi 40 mijë tonë mbeturina në vit nga komuna e Gjilanit e me të tjerat kalon 100 mijë ton. Dhe për këtë arsye, kjo rrugë e një gjatësie prej vetëm gjysmë kilometri duhet të ketë rëndësi parësore dhe se patjetër duhet të asfaltohet sa më parë. Ndërkaq tash kur edhe po ofrohet stina e dimrit, kështu sic është tash për tash do të bëhet edhe më vështirë e pakalueshme”, nënvizoi Sahiti.
Ai tha se, si rrjedhojë e këtyre gropave, rreziku shtohet, sepse kjo rrugë ka një tatëpjetë 15 përqindëshe dhe nëse vije deri te defekti i automjeteve pasojat mund të jenë të pa shmagshme.
Xhelili pohon se për pjesën e rrugës problematike janë paralajmëruar edhe zyrtarët komunal.
“Gropat e kësaj pjese të rrugës që janë shumë të hapura i kemi mbuluar disa herë edhe vet me zhavorr, por reshjet e shiut kanë rikthye situatën. Dhe për këtë qështje kemi kërkuar nga strukturat komunale që të ndërmarrin veprime konkrete dhe me kohë, sepse jemi në prag të stinës së dimrit. E, poqëse mbyllet rruga do të bllokohen edhe shërbimet për të gjitha ato komuna që i dërgojnë mbeturinat në këtë deponi e cila operon gjatë 24 orëve”, theksoi Sahiti.
Sipas tij, janë bërë shumë herë kërkesa gojore për përmirësimin e gjendjes së kësaj rruge, e madje edhe me shkrim si dhe në takimet e ndryshme me përgjegjës të komunës, ku edhe kemi shfrytëzuar rastin për ta ngritë këtë çështje, por se përveç premtimeve, asgjë konkrete nuk ka ndodhur”, ka pohuar, menaxher i njësisë punuese në EcoHigjienë, Xhelil Sahiti.
Ai ka kërkuar që t’i jepet prioritet kësaj rruge, sepse është e një rëndësie të veçantë dhe për faktin se po u bë e pakalueshme, nuk mund të barten mbeturinat në deponi. Por, edhe nuk mund të përjashtohet mundësua e krijimit të deponive të egra, situayë kjo ndaj të cilës duhet të reagoj komuna.
Sipas tij thuhet se ajo rrugë është shndërruar vende-vende edhe në deponi të egra ku qytetarët e pandërgjegjshëm hedhin mbeturinat, e që po ashtu e bëjnë edhe më të vështirë situatën.
“Nëse komuna e Gjilanit nuk ka mjete të mjaftueshme për t’a sanuar gjendjen egzistuse, duhet të i drejtohet qeverisë, sepse është rrugë me rëndësi parësore. Por edhe për faktin se deponinë e shfrytëzojnë edhe komunat tjera, kompanitë e grumbullimit të mbeturinave të atyre komunave, andaj gjithsesi kjo rrugë ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. /GJILANI INFO/