- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Sipas raportit të fundit prej 24 orësh nga Policia Kosovës, bëhet ditur se ne Kosovë janë arrestuar 13 persona. Ndërkaq, thuhet se 9 përsona të tjerë të jenë paraburgosur, kurse 1 përson tjetër në vuajtje të dënimit./Gjilani Info/
Autoritetet zyrtare policore të Kosovës kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit të kenë ndodhur gjithësejt 76 aksidente trafiku në nivel vendi, e për fat të mirë asnjëri prej tyre, nuk ishte me fatalitet. Bëhet e ditur se nga aksidentet e përmendura, në 29 prej tyre kishte të lënduar, kurse në 47 rastet tjera kishte dëme matëriale. Ndërkaq, njoftohet se po për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 1597 tiketa gjobitëse. /Gjilani Info/
Seriali bën fjalë për Adem Kamerin, i cili për të fituar një dhomë të lirë studenti, prezantohet në grup si Adam Kamer Një student me prejardhje shqiptare, nga Kosova, regjistrohet në një vëllazërinë (shoqatën) e quajtur “Füxe”. Ai e bën këtë me një emër të rremë, për të marrë një dhomë të lirë, me mundësi për ta paguar, si student, transmeton albinfo.ch. Por a është vërtet shoqata aq kozmopolite sa duket të jetë? Ky është me pak fjalë, subjekti i miniserialit “Füxe” që ka filluar të shfaqet rreth dy javë më parë në televizionin gjerman ZDF. R Të gjesh…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb në Gjilan, i dyshuar për përdorimin e substancave narkotike. Siç njofton policia, të dyshuarit i është sekuestruar një telefon dhe disa dinarë. “Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe nga i njëjtit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: një telefon, 350 € dhe 300 dinarë”, ka njoftuar policia. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. IHK njofton se reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.…
Veprimtaria e tretë e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit” me librin e Fadil Kajtazit, “Ideologjia serbe e gjenocidit”
Më 4 nëntor 2023, në Sallën e konferencave të Bibliotekës së Qytetit “Fan S.Noli” të Gjilanit, zhvillohet veprimtaria e tretë me radhë e edicionit të 14-të të Manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”. Në agjendën e organizatorit, Ars Clubit “Beqir Musliu”, është libri publicistik i analistit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazit, me titull, “Ideologjia serbe e gjenocidit” , që në vete përmbledh burime serbe e ndërkombëtare nga vitit 1844 e deri më 2007, duke fokusuar të gjitha planet dhe synimet e shtetit serb kundrejt shqiptarëve, me të vetmin qëllim për t’i dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore, të…
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 27.10.2023-02.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e trembëdhjetë (1213) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, • Hetim i dymbëdhjetë (12)…
Këshilli Drejtues ka zgjedhur pesë Prorektorët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, udhëhequr nga kryesuesi Dr. Techn. Ilir Gjinolli, në mbledhjen e 29-të me radhë të mbajtur më 3.11.2023, në bazë të propozimit të Rektorit Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe pas njoftimit të Senatit, zgjodhi pesë prorektorët e UKZ-së. Prof. Dr. Sadik Haxhiu, është zgjedhur prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka është zgjedhur prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli është zgjedhur prorektore për hulumtime dhe kërkime shkencore dhe Prof.…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, ku është bërë hapja e kuzhinës për personat e vetmuar. Me këtë rast ai është mirëpritur aty nga banorët e Stubëlles por edhe nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Kryetari Haliti tha se hapja e kësaj kuzhine ka një rëndësi të veçantë si një akt human për personat e vetmuar. /GJjilani Info/
Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë verifikimin e mandatit të anëtarit të ri të emëruar nga MAShTI
Gjatë mbledhjes së 28-të, të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mbajtur më 2.11.2023, është bërë verifikimi i mandatit të anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Prof. Ass. Dr. Skender Beqa. Me këtë rast Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, kanë uruar anëtarin e ri të KD-së për emërimin nga MAShTI në Këshillin Drejtues të UKZ-së. Emërimi i anëtarit të ri të KD-së Prof. Ass. Dr. Sekender Beqa nga…

