- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Vendosja e kufijve për veten është ndonjëherë më e vështira. Problemi është se ne shpesh e humbasim mundësinë për të nxjerrë këtë vijë të qartë, kështu që ndonjëherë trupi ynë thjesht duhet ta vendosë atë dhe të jetë “psikologu” Shpesh ndodh që ne mund të bëjmë më shumë për dikë tjetër sesa jemi të gatshëm të bëjmë diçka për përfitimin tonë. Kjo, natyrisht, vjen nga kujdesi dhe dashuria për të tjerët, por dashuria për veten duhet të jetë e para për të qenë të mirë me të tjerët. Edhe pse shpesh na mashtrojnë emocionet dhe shqetësimet, këto shenja që trupi…
Tipi 2 i diabetit mund të shpie në komplikime të zemrës, syve, nervave, veshkave dhe këmbëve nëse nuk kontrollohet mirë. Zakonisht përdoren ilaçe në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll, por gjithashtu është e rëndësishme të ndiqet një dietë e shëndetshme e cila ka pak sheqer, kalori dhe yndyrë. Përveç se duhet t’i shmangni të gjitha ushqimet e pashëndetshme, ju mund ta mbani tipin 2 të diabetit nën kontroll edhe duke konsumuar ushqime të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rrjedhimisht në nivele të sheqerit në gjak. Sipas ekspertëve të diabetit, çaji është një prej…
Leo Messi pritet ta fitojë Topin e Artë 2023, raporton Fabrizio Romano. Ky do të jetë Topi i Artë historik i 8-të për Messin, i cili pati një vit të jashtëzakonshëm. Vendimi zyrtar do të shpallet të hënën mbrëma në Paris në Théâtre du Châtelet për Topin e Artë Gala. Në garë është edhe Erling Haaland, i cili bashkë me Messin janë favoritët kryesorë.
Një zë i veçantë poetik, i shfaqur dhe i forcuar ndër vite në Perëndim, është ky i Drita Ademit. Përvojën poetike dhe veçantitë poetike, me kalimin e viteve dhe me botimin e librave të rinj, ajo po ua lë trashëgim pasardhësve, krijuesve dhe studiuesve. Sinonimi i emrit të saj shtrihet në gjithë librin e ri të saj Me kend fola. Nuk i duhet një shenjë pikësimi e pikëpyetjes kësaj fjalie. Ajo flet me ata që e lexojnë, me ata që e duan poezinë, me ata që emocionin dhe mendimin i kanë në një linjë. Ky nuk është një libër i madh…
Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngjitur për pesë pozita në ranglistën e FIFA-s për kombëtare. Me këtë ngjitje, kombëtarja jonë ka arritur edhe pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në FIFA dhe UEFA. Kosova, pas ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024” renditet në pozitën e 105-të, që është më e mira ndonjëherë. Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta. Kombëtarja e Kosovës në tetor ka zhvilluar vetëm një përballje, ndonëse në kalendar i kishte dy. Ndeshjen me Andorrën, djemtë e Kosovës e kanë fituar me rezultat bindës 3-0, ndërsa përballja me Izraelin, e planifikuar të zhvillohej…
Përfaqësues komunal, të familjeve të dëshmorëve dhe zyrtarë të tjerë, kanë marrë pjesë në mbjelljen e drunjve dekorativ, shkurreve dhe luleve në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Viti. I pranishëm ishte edhe kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve, Qemajl Rexhepi, drejtori i Shërbimeve Publike Basri Aliu etj./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Podgorcë të Vitisë, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë. Ai tha se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë e domosdoshme dhe kërkesë e banorëve. Kryetari Haliti theksoi se me këtë projekt infrastrukturor rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Projekt u mirëprit edhe Naim Haziri, kryetar i fshatit, duke shtuar se për banorët zgjerimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë. Ai falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti./GJILANI INFO/
Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Rivali i tyre që zbarkon sonte në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” është Astana, skuadër kjo e cila ka dy humbje nga dy ndeshjet e zhvilluara dhe rrjedhimisht është e fundit në grupin C me zero pikë. Skuadra e Ilir Dajës do të luajë vetëm për fitore në mënyrë që të marr epitetin e liderit të grupit, aty ku momentalisht është Viktoria Plzen me gjashtë pikë, kundrejt tri sa ka Ballkani. Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja dhe…
FLORIM ZEQA Deklaratat e emisarit evropian për dialogun, sllovakut Mirosllav Lajçak: “Nëse s’ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përseritje të përshkallëzimit” dhe “Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa të Kosova s’ka progres drejt BE-së”, paraqesin kërcënim të hapur për Kosovën! Ndëshkimi i viktimës dhe shpërblimi i agresorit Serbia në krye më Vuqiqin nuk po ndëshkohet nga BE-ja për sulmin në Bajnskë. Në anën tjetër, kërcënimi i Kosovës dhe heshtja e kësaj ngjarje tragjike nga pesshja e diplomatëve të vendeve të ‘Quintit’ është më tepër se shqetësuese. Me një fjalë, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian me…
Ballkani do ta kërkojë sonte fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës vjen nga fitorja e madhe dhe historike ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe sonte. Ekipi nga Suhareka do ta mirëpresë skuadrën nga Kazakistani, FC Astana, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të kësaj gare. Ballkani po gëzon formë të mirë edhe në kampionatin vendor dhe është gati për ta bërë një tjetër ndeshje të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri Ilir Daja e ka bërë gati ekipin për një tjetër sfidë evropiane, i vetëdijshëm…

