- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se ka filluar procesi i digjitalizimit të procesit mësimor me qëllim të përmirësimit të transparencës, organizimit dhe përgjegjësisë në shkolla./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti priti në takim shefen e OSBE-së ne Departamentin e Demokratizimit Maghan McCormack
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur në takim shefen e Seksionit të Qeverisjes në Departamentin e Demokratizimit Meghan McCormack dhe Nensi Jasharaj, zyrtare e lartë e programit, me të cilat ka biseduar për aktivitete komunale, projektet e në veçanti rreth vizitës studimore të realizuar javën e kaluar në Graz të Austrisë. Kryetari Haliti falënderoi përfaqësuesit e OSCE-së për aranzhimin dhe bashkëpunimin për realizimin e vizitës në Graz, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë vizitë studimore që ofron mundësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale mes të dyja komunave. Ndër tjerash ai theksoi se këto përvoja janë rëndësisë së veçantë,…
Statistikat zyrtare nga Policia e Kosovës bëjne me dije se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin të jenë arrestuar 14 persona, kurse 11 të jenë paraburgosur./GJILANI INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, prej tyre njëri nga rastet ishte me fatalitet, ne 19 raste kishte lëndime si dhe 47 raste tjera ishin me dëme material, ka noftuar Policia e Kosovës. Po per te njejten periudhe kohore thuhet se jane shqiptuar jo me pak se 1 mijë e 756 tiketa gjobitëse për shkelje të ligjin në trafikun rrugor./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar ne Gjilan personin e dyshuar dhunë fizike dhe psikike ndaj një femre, ka noftuar policia. I njejti thuhet se me vendim të prokurorit iështë dërguar në paraburgim. /GJILANI INFO/
Një person ka raportuar se një grua kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi. Në raportin 24 orë të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Viti. Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosove do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales deri ditën e premte, ku sërish do të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore. Gjatë këtyre pesë…
Një person derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Partesh. Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku…
Priti në takim drejtuesit e Organizatës Studentore “ISKZ” dhe anëtarët e KFJ rektori Dërmaku
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur në takim drejtuesit e Organizatës Studentore “Iniciativa Studentore Kadri Zeka” të udhëhequr nga Arlind Ajvazi si dhe natarët e Këshillit të Fakultetit Juridik të prirur nga kryetarja e Këshillit Studentor të këtij fakulteti Betina Rexhepi. Ata kanë uruar rektorin Dëramku për postin e ri dhe njëherësh janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim që ka të bëj me aktivitetet studentore dhe punën e UKZ-së në përgjithësi, duke qenë se sipas tyre, ata ndjehen krenar që studiojnë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Ndërsa, rektori…
Për praktikantët që përfunduan punën praktike të projektit “Praktika në Punë” ndahen certifikata
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë ndarë certifikata lidhur me përfundimin e praktikës së praktikantëve në sektorë të ndryshëm. Këta paktikantë kanë qënë të angazhuar në kuadër të projektit “Praktika në punë”, e mbështetur nga UNDP. I pari i komunës ka thënë se mundësitë e tilla për të rinjtë e Kamenicës janë të duhura, pasi që sipas tij ata angazhohen në sektorë të ndryshëm ku edhe zgjerojnë njohuritë e tyre. Edhe praktikantët janë ndarë të kënaqur pasi që kanë pasur mundësi që njohuritë e tyre…

