Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik

January 23, 2026

Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave

January 23, 2026

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen

January 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik
  • Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave
  • Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen
  • UP “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes projektit me Peace Corps
  • Për 24 orë mbi 2 mijë e 690 gjobitje për kundërvajtësit në trafik rrugor
  • Ata që blejnë vota shesin interesa
  • Kryetari Rahimaj merr pjesë në Konferencën e Biomasës së Europës Qendrore në Graz
  • Moti sot
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»U pensionua profesoresha e fizikës Hyrmyze Shkodra
Lajme Lokale

U pensionua profesoresha e fizikës Hyrmyze Shkodra

adminBy adminNovember 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Pas një pune mbi katër dekada në arsim, është pensionuar profesoresha Hyrmyze Hoxha – Shkodra, profesoreshë e fizikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Në ditëlindjen e saj të 65-të, kolektivi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” e ku ishin të pranishëm edhe kolegë nga Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” kanë organizuar një mbrëmje përshëndetëse, në të cilën janë thënë fjalë miradije për punën e profesoreshës Hyrmyze, e cila ishte një punëtore e paepur, pedagoge, mësimdhënëse e afërt me nxënës dhe shumë e përkushtuar në punën e saj.

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka theksuar se pikërisht në këtë mbrëmje kolektivi është mbledhur bashkë për të vlerësuar punën në dekada, përkushtimin dhe për të vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të koleges, mikes e njeriut tonë – profesoreshës Hyrmyze Shkodra.

“Dua të shpreh gjithë admirimin dhe falënderimin për gjithçka që profesoresha u ka ofruar brezave të tërë të nxënësve; falënderimin e mirënjohjen për kolegialitetin, sinqeritetin, thjeshtësinë dhe mbështetjen që na ka ofruar të gjithë neve. Profesoreshë; jam shumë mirënjohës e falënderues për gjithë kontributin tënd për nxënësit dhe ndihmën që na ke ofruar të gjithë neve”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se ndjehet i lumtur që e ka njohur dhe ka punuar bashkë me profesoreshën Hyrmyze.

“Gjithmonë ke qenë po kjo që je edhe sonte; e sinqertë, e thjeshtë deri në adhurim, e drejtpërdrejtë……pra, një njeri i shkëlqyer. Sigurisht, Gjimnazit tonë; neve kolegëve e nxënësve do të na mungojë fryma jote pozitive e mendjehapur, po kudo dhe kurdo do të kujtojmë gjërat e mira e sfidat që kaluam bashkë! Profesoreshë; më lejo me gjithë qenien të të falënderoj për kontributin e afërsinë që na ke falur, duke të dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur me më të dashurit e tu. Sigurisht, Gjimnazi ynë gjithmonë do të mbetet edhe shtëpia e jote dhe kurdo do të mirëpresim sikur të mos kesh shkuar kurrë. Gëzuar pensionimi e ditëlindja. Paç shëndetin e gëzimet qofshin të përditshme! Të faleminderit shumë! Gëzuar!”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Edhe Sami Hoxha, ish-drejtor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdni”, ku një pjesë të madhe të punës e kishte kaluar profesoresha Hyrmyze Shkodra, ka theksuar se duke qenë se e ka të afërme profesoreshën, një pjesë të madhe të jetës e kishin kaluar bashkë, që nga ditët e para të shkollës e deri në përfundim të saj dhe tashti kur ajo ka mbërrirë moshën e pensionimit, ai i ka dëshiruar shëndet, jetë të gjatë e të lumtur.

Profesoreshë Dinore Kastrati, kolege e profesoreshës Hyrmyze, ka theksuar për kolegen e saj se gjithnjë ishte e afër me nxënës e mësimdhënës, se gjithnjë ishte e hareshme dhe për këtë të gjithë ia kishin lakmi, andaj ajo do të mbetet përgjithmonë pjesë e kolektivit.

Edhe zëvendësdrejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, dr. Agim Asllani, profesoreshën Hyrmyze Shkodra e ka cilësuar si gurët e çmuar të Kosovës, andaj në këtë mbrëmje përshëndetëse i ka dhuruar një hartë të Kosovës me gurët e saj të çmuar.

Hyrmyze Shkodra, e cila që nga kjo e hënë do t’i bashkëngjitet karvanit të shumë mësimdhënësve që lanë gjurmë të pashlyeshme në arsimin gjilanas, ka thënë se gjithmonë do të ndjehet krenare që punoi në një kolektiv të tillë, me mësimdhënës të përkushtuar, nxënës të shkëlqyer e në një ambient shumë miqësor. Ajo ka thënë se në punën e saj, gjithnjë ka bërë përpjekje që të përçojë sa më shumë njohuri tek nxënësit, që janë e ardhmja jonë dhe se ajo ka shprehur besimin se krenare po pensionohet, ngase qëllimet që i kishte i ka shndërruar në realitet.

Në shenjë nderimi e kujtimi, profesoreshës i janë shpërndarë dhurata e mirënjohje nga kolektivi.

Shënime biografike për profesoreshën Hyrmyze Shkodra.

E lindur më 25 nëntor 1958, Hyrmyze Hoxha, që më vonë do të marrë mbiemrin e nusërisë Shkodra, shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, në Cernicë për të vazhduar më pas mësimin në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Në vitin 1977 i regjistron studimet në degën e Fizikës dhe pas përfundimit të tyre nisi të punojë në Shkollën e Mesme “Eduard Kardel” tashti “Marin Barleti”. Ajo rrjedh nga një familje atdhetare, andaj për një kohë nuk i jepej leja për punë, kurse që nga viti 1988 filloi të punojë në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, kurse në ditët më të vështira për arsimin gjilanas ajo u vu në mbrojtje të tij, duke punuar edhe në kohët më të vështira. Me krijimin e gjimnazit të ri ajo u bë pjesë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku edhe priti moshën e pensionimit. Pas luftës për një kohë ajo u angazhua edhe në jetën politike, duke dhënë kontribut në zhvillimin e demokracisë dhe të jetës në liri.

Komuniteti arsimor, nxënësit dhe të gjithë qytetarët që e kanë njohur nga afër profesoreshën Hyrmyze Hoxha – Shkodra, i dëshirojnë jetë të gjatë dhe të lumtur pranë më të afërmeve të saj./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik

January 23, 2026

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen

January 23, 2026

UP “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes projektit me Peace Corps

January 23, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik

By adminJanuary 23, 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim rektorin e Universitetit publik…

Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave

January 23, 2026

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen

January 23, 2026

UP “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes projektit me Peace Corps

January 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik

January 23, 2026

Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave

January 23, 2026

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë me Islamic Relief Kosova dhe mbështetjen

January 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.