Author: admin

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës. Kështu e përshkruajnë ekspertë të Agjencisë së Forenzikës praninë e monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vend. Vlera e tyre, thonë ata, është në rritje krahasuar me vitin e kaluar – aktualisht dhjetëra mijëra euro. Nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha. Më të falsifikuarat, sipas tyre, janë monedha prej 2 eurosh…

Read More

Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e krijimin e kushteve nëpër shkolla, por edhe sigurisë së objekteve, në shkollën e mesme të lartë në Pozheran “Kongresi i Manastirit”, ka filluar projekti i rrethojës së oborrit të kësaj shkolle. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë vizitës që I ka bërë punimeve që janë duke u kryer, ka thënë se do të vazhdohet edhe më tutje me investimet në shkollat e komunës sonë, në mënyrë që kushtet për nxënësit dhe personelin arsimor të përmirësohen dukshëm. “Janë realizuar një sërë projektesh të rrethojës së oborreve të shkollave…

Read More

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë në Gjermani edhe shqiptari 33-vjeçar A.V, transmeton albinfo.ch. Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmon daja i tij, L.C. Theksohet se A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën. Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në…

Read More

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, thotë se raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë konfirmon se ka regres në shumë fusha, dhe se po shkelen të drejtat e shqiptarëve. Sinani po ashtu ka pohuar se në raport thuhet se ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara, transmeton Telegrafi. “Raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2023 përforcon edhe më shumë konkluzionet e të gjitha raporteve paraprake të institucioneve ndërkombëtare. Ser Serbia vazhdon të shënoj regres në shumë fusha e mes tjerash me theks të veçant shkeljes së të drejtave të…

Read More

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në parashikimin e motit për ditët në vijim ka bërë të ditur se në fund të javës së ardhshme priten reshje bore edhe në viset e ulëta. Në njoftimin për media bëhet e ditur pas shiut që ra të mërkurën që lamë pas në sasi mbi mesatare, vendi ynë ditëve në vijim dhe javën që vjen do të përshkohet me riga lokale shiu që do të jenë të shtuara në intensitet në intervale kohore të shkurtra, ndërkaq sipërfaqet në nivelet mbi 1200m lartësi mund të mbulohen edhe nga shtresa të cekëta bore. Temperaturat…

Read More

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Avokati Arsim Vranovci u takua me Deputetin e Parlamentit Federal të Austrisë njëherazi Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë Andreas Minnich. Në vazhdën e përpjekjeve të avancimit të punës së përbashkët ndërmjet dy shoqatave, Presidentët Arsim Vranovci dhe Andreas Minnich mbajtën një takim produktiv ku u diskutua forcimi i planeve të tyre të bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, duke synuar të përmirësojnë më tej marrëdhëniet midis shteteve të tyre përkatëse. Ky takim i mbajtur në një fryme miqësie dhe bashkëpunimi, vuri në pah rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe punës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.…

Read More

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, anëtarët KKSB-së, Zv.komandanti i Policisë, Besim Kryeziu, Udhëheqësi i Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, Ejup Kamberaj, Zyrtarja e Lartë për të Drejtat e Fëmijëve pranë Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, Qendresa Ibra Zariqi, Zyrtarja e Lartë për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, Luljeta Ibishi Ferizi, Drejtori i OJQ ‘Syri Vizion’, Naser Lajqi, Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Elda Kallaba dhe anëtarja e Asamblesë, Anduenë Rurudhani, Ekipi Komunal për të Drejtat e Fëmijëve, OSBE-ja, KFOR-i, FSK-ja, OJQ…

Read More

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Hoxha, ka dorëzuar projektet e restaurimit të tri objekteve me rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kamenicës. Sipas të parit të komunës, pjesë e këtij projekti janë objektet si: Xhamia e Meshinës, Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar dhe Shtëpia e Rrahim Sadikut në Gjyrishec, ku Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjetet financiare për restaurimin e tyre, duke u kujdesur që monumentet e një rëndësie kulturore e historike të ruhen dhe të promovohen…

Read More

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Viti, në të cilën fillimisht është aprovuar procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe më pas është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë. Ndërsa, në fund të këtij takimi është diskutuar edhe për çështje të ndryshme, por që kryesisht lidhën me sigurinë. /GJILANI INFO/

Read More