Statistikat e fundit nga raporti i Policisë së Kosovës prej 24 orësh bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, prej tyre në 17 prej rasteve me lëndime, por për fat të mirë në asnjërin nga rastet thuhet se nuk ka pas aksidente te fatalitet.
Për të njëjtën kohe thuhet se janë shqiptuar 1 mijë e 836 tiketa gjobitësë për shkelje të dispozitave ligjore në trafik, kurse janë arrestuar 18 persona si dhe 9 të tjerë janë paraburgosur pasi që kanë ra ndesh me ligjin./GJILANI INFO/