Në fshatin Bellancë të Vitisë janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6.27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, ka njoftuar policia.
Bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/