Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë pritur sot një delegacion të nxënësve nga Shkolla Mekanike e Inxhenrisë së Sarajevës nga Bosnja dhe Hercegovina në krye me drejtorin, Faruk Çupoviç. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshuar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet gjithmbarëshme në komunën e Vitisë. Ai tha se kjo komunë njhet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë. Kryetari Haliti e çmoj lartë bashkëpunim që shkolla…

Read More

Bëhet e ditur se katër shqiptarë kanë fituar në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch. Theksohet se Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në Zgjedhjet e përgjithshme në Nju-Jork dhe Nju- Xhersi, të mbajtura dje, më 7 nëntor 2023. Ka qenë ish- anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara. Vlen të cekët se Violeta Berisha nga Puka…

Read More

Një person nga komuniteti serb është arrestuar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:20, në Leposaviq. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Ndërkaq, Prishtina Weather njofton se reshjet herë-herë do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë dhe lokalisht edhe mund të shkaktojnë përmbytje. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Read More

Edhe nga raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës njoftohet për disa dhjetra aksidente trafikU me lëndime e dëme materiale, por jo fatmiresisht edhe me fatalitet. Sic bëhet me dije nga Policia, prej  56 rasteve sa edhe kanë ndodhur për perudhën kohore në fjalë, 26 prej tyre kanë qenë me lëndime trupor, kurse 30 rastet tjera me dëme materiale./GJILANI INFO/

Read More

Në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan,  kanë qëndruar për një vizitë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. Ata janë pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku Rektori Dërmaku i ka njoftuar udhëheqësit e dy komunave, asaj të Kamenicës dhe komunës së Shtimes  rreth zhvillimeve dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti Publik ”Kadri Zeka”  do të  krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administratë, teknologji si dhe fusha të tjera, përmes të…

Read More

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, e vizitoi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me bashkëpunëtorë, ku është pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së. Temë e bisedimit ishte bashkëpunimi në mes dy institucioneve në kuadër të të cilit u nënshkrua edhe Memorandum Bashkëpunimi nga Rektori Dërmaku dhe Ministri Damka. Ky memorandum bashkëpunimi vë në fokus aspektet dhe fushat e ndryshme të bashkëpunimit, si dhe koordinimin ndërinstitucional të aktiviteteve për arritje të objektivave të përbashkëta. Bashkëpunimi i të dyja institucioneve, i bazuar në këtë marrëveshje, ka për prioritet promovimin…

Read More

U.D. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, në prani të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Me këtë rast, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunës së Gjilanit. Marrëveshja e bashkëpunimit do të shërbejë në të mirë të përbashkët në mes të qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së. /GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur në takim shefen e Seksionit  të Qeverisjes në Departamentin e Demokratizimit  Meghan McCormack dhe Nensi Jasharaj, zyrtare e lartë e programit, me të cilat ka biseduar për aktivitete komunale, projektet e në veçanti rreth vizitës studimore të realizuar javën e kaluar në Graz të Austrisë. Kryetari Haliti falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së për aranzhimin dhe bashkëpunimin për realizimin e vizitës në Graz, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë vizitë studimore që ofron mundësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale mes të dyja komunave. Ndër tjerash ai theksoi se këto përvoja janë rëndësisë së…

Read More