- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka shfrytëzuar sot praninë e liderit, Albin Kurti, për t’i inauguruar edhe zyrat e reja të Lëvizjes, që tasht do të ketë hapsirë më të madhe dhe më komode për aktivitetet e saja si subjekt politik. Kreu i kësaj Qendre, Alban Hyseni, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përfaqësues nga niveli qendror, deputetë, aktivistë e dhjetëra qytetarë, sot hapën dyert e qendrës së re në Gjilan. “Kjo zyre, tashmë me një hapësirë të mjaftueshme do të shërbejë për aktivitetet tona të përditshme…
Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojnë në digjitalizimin e sistemit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan
Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, dhe Ndërmarrja publike lokale NPL Stacioni Autobusëve Gjilan SH.A., përfaqësuar nga Burhan Isufi, UD Kryeshef Ekzekutiv, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Marrëveshja në fjalë ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, kushteve, në bazë të të cilave Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe NPL Stacioni Autobusëve Gjilan Sh.A., pajtohen ti realizojnë. Fushat në të cilat do të bashkëpunojnë të dy institucionet janë: realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”; studentët sipas kërkesave dhe nevojave të NPLSA do të përgatisin planin dhe specifikimin…
Ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore të qytetit të Vitisë, nga stacioni i autobusëve në drejtim të Kllokotit. Punimet nga afër i ka vizituar kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor. Përgjatë kësaj rruge, gjithashtu është duke u ndërtuar trotuari që do të bëhet deri tek qendra tregtare Mediteran. Gjithashtu janë duke vazhduar punimet në asfaltimin edhe të rrugës tjetër kryesore nga vendi i quajtur “Te pasqyra” e deri në hyrje të fshatit Drobesh. Ndërkohë, përgjatë Lumit “ Morava e Binqës ”, është duke u punuar në rrugën që do shtrohet me kalldrëm, si dhe urat mbi lumin që do…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore te HIV /AIDS. Me këtë rast Dr.Aiola Sahiti, mjeke në QKMF -Viti para të pranishmëve sqaroi qëllimin e ligjëratës, si dhe aktivitetet që QKMF po ndërmerrë në misionin e saj për parandalim dhe edukim shëndetësor. Edhe dr.Gentianë Ferati – mjeke nga QKMF-së në Viti, sot ka mbajtur ligjëratë në shkollën e mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu‘’ ne Viti . Përpos ligjëratës janë shpërndarë edhe fletushka me informata për HIV-AIDS dhe mënyrën e parandalimit të saj tek qytetarët e rastit. Vlen të theksohet se QKMF në vazhdimësi përmes aktiviteteve…
Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni inaguruojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e më pas kanë inauguruar fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe kanë përuruar parkun “Banja”. Kryetari Hyseni, pasi ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e ofruar, ka bërë të ditur se vlera e projektit të përfunduar të parkut “Banja” është rreth 250 mijë euro, ndërkaq vlera e projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. “Parku “Banja” është njëri nga parqet më të mëdha të Gjilanit në zonën urbane me rreth 2 hektarë hapësirë.…
Rektori Dërmaku ka marrë pjesë në promovimin e librit “Enciklopedia Imagjinare-Postroman” e ish-rektorit Kosumi
Në kuadër të Javës Kulturore Ndërkombëtare për nder të Festave të Nëntorit, në Akademinë e Shkencës së Shqipërisë është promovuar libri “Enciklopedia Imagjinare-Postroman” i ish-rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi. Në këtë organizim ka marrë pjesë Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë. Në fjalën e tij, Rektori Dërmaku pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka uruar ish Rektorin Kosumi për librin, duke thënë se veprave të mira të shkruara nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, po i shtohet edhe kjo kryevepër e tij. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan…
Arsim Kastrati Ideja për Konfederatën apo federatën eventuale me Republikën e Shqipërisë, nuk është në kundërshtim me ekzistencën e Republikës së Kosovës. Federata dhe konfederata janë mënyra të bashkimit dhe bashkimi nuk është nënshtrim, të cilit i frikësohen disa skeptik. Projekti i Republikës së Kosovës është fryt i dëshirës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar. Ky projekt është e mundshmja dhe akoma e papërfunduara faktike e këtij populli. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk i len shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan e gjetiu, në dëshpërimin e mosrealizimit nacionalhistorik, edhe nëse…
Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 24.11.2023-30.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e shtatëdhjetë e tetë (1078) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me…
Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri vazhdimisht mbështesin shqiptarët në Luginë, dhe se është në interes të shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor. Kurti këto deklarime i bëri gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit. “Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet përgatitore që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Epërme dhe Ramjanin. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se qeverisja lokale e Vitisë, po vazhdon të realizoj projekte të shumta në të gjitha lokalitetet në interes të qytetarëve të saj. Duke folur për këtë projekt infrastrukturor Haliti u shpreh se ata po vazhdojnë në krijimin e infrastrukturës rrugore, në veçanti të lidhjes së vendbanimeve të saj. Ai tha se me këtë po krijohen edhe rrugë alternative dhe banorët kanë më të lehtë qarkullim…

