Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni inaguruojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi”
Lajme Lokale

Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni inaguruojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi”

adminBy adminDecember 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e më pas kanë inauguruar fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe kanë përuruar parkun “Banja”.

Kryetari Hyseni, pasi ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e ofruar, ka bërë të ditur se vlera e projektit të përfunduar të parkut

“Banja” është rreth 250 mijë euro, ndërkaq vlera e projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro.

“Parku “Banja” është njëri nga parqet më të mëdha të Gjilanit në zonën urbane me rreth 2 hektarë hapësirë. Nga një hapësirë të degraduar, këtë park e kemi shndërruar në shëbrim të qytetarëve, familjarëve, fëmijëve, sportistëve dhe atyre që e duan gjelbrimin dhe natyrën. Në këtë hapësirë kemi një terren tenisi, një fushë basketbolli, një amfiteatër të madh për aktivitete kulturore, hapësirën e lodrave për fëmijë e shtiget për ecje”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Ndërkaq, rruga “Hamdi Kurteshi”, të cilën po e fillojmë sot, është njëra prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit. Në këtë rrugë do të mbulohet tërësisht pjesa e lumit Stanishorka, ndërkaq përreth kazermës së FSK-së do të bëhet rruga me katër korsi, me shtigje të biçikletave si dhe hapësirë për vendkalimin e këmbësorëve. Projekti që kap vlerën e 2.4 milionë euro bashkëfinancohet nga Komuna e Gjilanit me 400 mijë euro dhe nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 2 milionë euro”, ka shtuar ai.

Kreu i Gjilanit ka nënvizuar se projektet tjera që presin të fillojnë në vitin e ardhshëm e që janë të buxhetuara kapin shifrën e mbi 40 milionë euro.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasi ka përgëzuar kryetarin Hyseni për punën e madhe në realizimin e projekteve, ka paralajmëruar tri prpojekte gjigante për Gjilanin.

“I pari është stadiumi i qytetit me rreth 15 milionë euro, ku procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme. I dyti është unaza rrugore e qytetit me afro 26 milionë euro, i cili tashmë është buxhetuar për vitin 2024 dhe i treti është bulevardi me rreth 20 mijë metra katrorë, me hapësirë publike, infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor dhe ka një kosto prej 12 milionë euro, ku gjithashtu, është buxhetuar për vitin e ardhshëm”, ka thënë kryeministri Kurti.

Në fund, kryeministri Kurti ka theksuar se ndihet mirë që objekti i QMF “Arbëria”, gurthemelin e të cilit e kanë vënë në tetorin e vitit të kaluar, tashmë është përfunduar dhe aty qytetarët marrin shërbime shëndetësore, ndërkaq çerdhja në fshatin Miresh, e filluar një  vit më parë, është në prag të përfundimit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.