Author: admin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në invertarin e pajisjeve me armatim dhe automjete për Forcën e Sigurisë së Kosovës parashihen edhe helikopterët. Maqedoni në një intervistë për Tëvë1 tha se një flotë e helikopterëve parashihet të blihet, të prokurohet gjatë fazës së fundit që është faza 2025-2028. “Ne fillimisht do të kemi flotën prej katër helikopterëve që do të jenë multi-funskional dhe përveç aspektit të mbështetjes ushtarake, do të jenë edhe transportues”, tha Maqedonci. Ministri tha më tej se tashmë e kanë personelin e trajnuar për këtë. “I kemi pilotët e certifikuar dhe diplomuar…

Read More

Sezoni dimëror për të gjithë shoferët nis sot zyrtarisht dhe do të zgjasë deri më 15 mars. Si rrjedhojë e kësaj ata janë të obliguar që të bëjnë ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit. Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë gomat e dimrit dhe zinxhirët. Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. “Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s.

Read More

Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi janë goditur nga tre persona të panjohur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:06 në rrugën “Gursel dhe Bajram SylejmanI”, në Ferizaj. Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. “Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Drejtori për Investime Turan Kocabajraktar, Drejtori për Mirëmbajtje, Bujar Jupaj, Avni Alidema – zyrtarë i lartë në KEDS. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik, largimin e shtyllave elektrike që pengojnë qarkullimin e qytetarëve, e në veçanti largimin e shtyllave nëpër trotuare dhe vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune në rehabilitimin e…

Read More

Në Pozheran të Vitisë, po zhvillohen punime në infrastrukturën rrugore, konkretisht në rregullimin e trotuarit dhe rivitalizimin e rrugës në pjesën qendror. Me këtë rast punimet nga afër i vizitoi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u njoftua me dinamikën e punimeve. Ai aty u prit edhe nga disa banorë të këtij lokaliteti të cilët mirëpritën punimet./GJILANI INFO/

Read More