Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Koordinatoren e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, dhe Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, kanë marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temë: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”, e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit në mbëshetje të OSBE-së. Në këtë tryezë, Avokati i Popullit Naim Qelaj, theksoi rolin dhe rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, me theks të veçantë zbatimin e rekomandineve të këtij insitucioni ku sipas tij ende nuk janë në nivel të kënaqshëm. Përfaqësuesit e…

Read More

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kërkon nga Ministria e Financave e Malit të Zi që ta ndalojë ndryshimin e pronësisë së patundshmërive të ish-ndërmarrjes shoqërore “PIK Kosova-Eksport – Industria e Mishit”, nga Fushë-Kosova, iu konfirmua Radios Evropa e Lirë. Pronat e saj ndodhen në Podgoricë, Tivar dhe Budvë. Duke qenë se kjo agjenci, në përputhje me ligjin, menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, ajo pretendon se është pronarja e vetme e atyre pronave. Sipas saj, pas vitit 1999, këto prona janë përvetësuar ilegalisht nga kompania “Klanica” në Kralevë, e cila më pas i ka shitur. Ajo kërkoi dy…

Read More

Katër persona janë arrestuar për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:20 në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9 mm, një gëzhojë dhe 13 fishekë. Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor dhe sulm”. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje…

Read More

Kosova i ka bërë kërkesë zyrtare Austrisë për huazimin e shpatës dhe përkrenares së Skëndërbeut në Prishtinë. Kërkesa i është dorëzuar zyrtarisht Zëvendës Kancelarit Austriak dhe Ministrit Federal për Art, Kulturë, Shërbimi Publik dhe Sport, Werner Kogler nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri me në krye Arsim Vranovcin. Kjo kërkesë është bërë në vigjilje të përvjetorit të 16-të të pavarësisë së Kosovës. Kërkesa e Kosovës është bërë me mundësi huazimi për festën e 17 shkurtit. Avokati i njohur, Arsim Vranovci që është president i kësaj shoqate ka njoftuar se ka marr përgjigje për këtë kërkesë. “Për huazimin e përkrenares dhe…

Read More

Mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha ka folur për formën e lojtarëve të Kosovës pas ndeshjes me Izraelin të fituar me rezultat 1-0. Ai ka thënë se fitorja ndaj Izraelit ishte shumë e rëndësishme dhe se motivi duhet të jetë i lartë për të vazhduar në këtë rrugë. “Ishte ndeshje shumë me rëndësi për ne, duke marrë parasysh se paraqitja me Andorrën ishte shumë e mirë dhe ishte e nevojshme që të vazhdojmë këtë hap të mirë. Kemi qenë të gjithë të motivuar për këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu, ngase kualiteti ynë është shumë i madh dhe duhet…

Read More

Rexhep Rexhepi është shqiptari nga Kosova, i cili së fundmi ka bërë një marrëveshje me Louis Vuitton, shkruan albinfo.ch. Pa dyshim se ky është një sukses shumë i madh për një shqiptar nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Rexhep Rexhepi është një shqiptar që ka arritur të ketë mjaft sukses në Zvicër. Ai në moshën 25-vjeçare krijoi markën e tij të orëve “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “Saktësi”. AKRIVIA është një atelie e re e orëve me bazë në Gjenevë, e themeluar në vitin 2012 nga Rexhep Rexhepi. Në fillim kishte në…

Read More

Nga Salman Rushdie (fragment i redaktuar i fjalimit të shkrimtarit Salman Rushdie, pas pranimit të Çmimit gjerman të Paqes që muajin e kaluar iu nda në Panairin e Librit në Frankfurt) / The Guardian (titulli origjinal: The good guys don’t always win’: Salman Rushdie on peace, Barbie and what freedom cost him) Përktheu: Agron Shala   Për fillim, më lejoni t’jua tregoj një përrallë. Dikur ishin dy çakej: Karataka, emri i të cilit do të thotë I kujdesshëm, si dhe Damanaka – emri i të cilit do të thotë I guximshëm. Ishin në rangun e dytë të shpurës së mbretit luan Pingalaka, por…

Read More

Raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës bënë me dije se gjatë kësaj kohe të kenë ndodhur 65 aksidente trafiku, prej tyre 34 aksidente me lëndime, kurse tjerat me dëme materiale. Po për të njejtën periudhë kohore, njoftohet se janë shqiptuar 1890 tiketa gjobitëse, për shkelësit e dispozitave ligjore në trafik, të jenë arrestuar 12 persona si dhe 8 të tjere te jenë paraburgosur./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, së bashku me zyrtaret nga kjo drejtori, Valdete Sopi-Biqkaj dhe Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim Qëndrim Hoxha – Drejtor Ekzekutiv (CEO) për degën në Kosovë të organizatës ndërkombëtare “Leadership Development Association Europe” (LDA Europe). Në këtë takim është diskutuar dakordimi në mes të dy palëve që të rinjtë dhe studentët e Komunës së Kamenicës, do jenë përfitues nga konferencat ndërkombëtare ‘DREAMin Kosovo’ dhe ‘LEAPin Conference’, të cilat do të mbahen me datë 02.12.2023 në ‘Innovation and Training Park (ITP)’ në Prizren. Drejtoresha Burbuqe Leka duke falënderuar Drejtorin Hoxha, ka…

Read More

Është prezantuar dje në Viti, projekti për shfrytëzimin e resurseve natyrore për mjedis dhe zhvillim ekonomik, në prani të përfaqësuesve të shoqatave të grave që veprojnë në komunën e Vitisë dhe zyrtarëve komunal të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe GLV-së Vitia. Ky prezantim u bë në takimin me organizatën CNVP ( Connecting Natyral Values and People) “SUNRED”, projekt që financohet nga Sida/ Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Prezantimi i projektit të ri ” Shfrytëzimi i qëndrueshëm i Resurseve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik” , me fokus te gripi i grave , u prezantua nga…

Read More