Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » VDEKJA PËRTEJ JETËS, SI NJË KATARZË DASHURIE DHE SHPRESE
Kulturë

VDEKJA PËRTEJ JETËS, SI NJË KATARZË DASHURIE DHE SHPRESE

adminBy adminDecember 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Emi Krosi

(Refleksion mbi romanin e autorit Aziz Mustafa “Mos e harro Japoninë, Suzanë”, SHB. Armagedon, Prishtinë, 2020)

Shkrimi i përket të gjithëve. Ai nuk ka moshë, as gjini, as profesion. Shumë mjekë, janë bërë ose shkrimtarë ose poetë, krahas profesionit të tyre. “Ideja është që të shkruash në atë mënyrë sa prej trurit të njeriut ajo të rrëshqasë e të shkojë drejt e në zemër”, -thotë Maya Angelou. Por shkrimi është më tepër edhe kultivimi i dëshirave dhe kujtimeve të tua, për të “shpëtuar” veten nga harresa. Në mijëra thurima apo thurje tekstesh, përthyhet një botë imagjianre, që përmes rrëfimeve ndërton një narrative aq qenësore, për tu quajtur “e vërtetë” që “zbulon” kujtesën e largët dhe të afërt, të gjithësecilit nisur nga vetvetja, si trasmetim tek të tjerët përmes shkrimit.
Një shkrimtar narrator, me profesion mjek, Aziz Mustafa , përpos takimi që patën në post/panair, me pikëtakimet apo edhe kundërshtitë rreth/për letërsinë, për prozën dhe poezinë këtej dhe andej Drinit, më firmoj edhe romanin e tij “Mos e harro Japoninë Suzanë”. Në boshtin e tij romanor, fabula ngjizet nga mjeku Leonard Malaj, një mjek otorinolaringolog, kur shikon shenjat e para shqetësuese të sëmundjes së tij, fillon analizat. Pas endoskopisë dhe pas biopsisë, zbulon edhe tumorin në laring, kur vendos të operohet tek kolegët e tij turq, tek miku i tij, një mjek i njohur botërisht Levent Altikanoglu, por nuk ia del. Ai vdes. Edhe doktorët janë “të pakujdeshëm” ndaj jetës së tyre, ose duke u kujdesur për të tjerët, harrojnë veten.
Në këtë roman kemi disa plane narrative:
1. narrativa e parë: ditari i dr: Leventit,
2. narrtiva e dytë: ditari i Suzanës,
3. narrativa e tretë: ditari i Leonardit, (Leos).
Planet narrative herë “priten” dhe herë paralelizohen, sepse ata kanë një pike; Japoninë ose qyteti Niiagata. Këtu kemi, trajtat e rrëfimit; të definohet pozitivisht rrëfimi, do të thotë të bëhet e besueshme, sipas Zhenet, trajtat e rrëfimit përmes personazhit-autor (me nota autobiografike), përmes:
– kohezionit kohor të perispektikës,
– rrëfimi përmes narratorit eksplicid dhe të gjithëdijshëm,
– kombinimi mes kohës reale dhe ata të rotrespektivës,
– ndërthurja e konetacionit kohor në të njëjtin vend (gjeografik) dhe kohës reale,
– ndërthurja mes poezisë (muzikës), narratorit dhe ditarëve,
– apoteoza e fillesës së kohës së rrëfimit është Cohen me këngën e Suzanës.
Element që i japin “zëshmëri” romanit përmes rrëfimit: [veta: I; (Leo-autori), veta: III, (Suzana/ Levent)], na japin edhe pamje reale, por rrëfimi “përmbyset” në postmodernitet. Shenjat e thirrmës së soul-voice (shpirtzërit) të personazhit si narrativë postmoderniste, vjen përmes pastisheve dhe parabolave:
– parabolë e double- cooding; (rrëfimi i trefishtë),
– parabola e kohës së tashme; (rrëfimi në kohën reale),
– parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor; (Niiaga-Japoni),
– parabolë e koha/ rotrespektivës (rrëfimet e ditarëve).
Fragmenti na rrëfen narrativën në vetën e parë: “më vonë, kur dola në botë, pashë se uji kishte shije, dhe se ujërat përpos ujit të thjeshstë, mund të ishin edhe ujërat e tjera, deri tek uji i shenjtë. Ai uji që Shën Gjin Pagëzori kishte përdorur për të pagëzuar njerëz, ai uji Zemzen që na sillnin haxhilerët nga Meka”.
Së fundmi: përmes referenca kulturore, poetike, shkencore, autori rreket të sendortojë dhe përrokë të gjithë tekstin e tij romanor (si sprovë e parë shkrimor në këtë gjini), si një pergamenë, ku dashuria dhe katarsisi (vdekja) është dramë dhe shpëtim. Për/ndaj lexuesit, kjo dramë shpirtërore ndërthur edhe zërin femror të Suzanës “piromane”, që zhvendoset nga “qetësia” e Leos, që vdes, por brenda vetes i “lumtur”. Lexuesi që ndien dhimbje por edhe çlirim bën edhe kritikun për autorin, nëse ia ka qëlluar apo jo, të ndërtojë dhe trajtën e jetës së tij autobiografike, bashkë me dramën personale të ndërthurur me atë kombëtare.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.