Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kërkesa për asociacion realisht është kërkesë për territore
Opinione

Kërkesa për asociacion realisht është kërkesë për territore

adminBy adminDecember 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ismajl  Kurteshi

Asociacioni nuk do t’i normalizon marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila ka pretendime territoriale mbi trojet shqiptare. Zgjidhja e drejtë nuk arrihet me presion mbi Kosovën. Zgjidhje e qëndrueshme arrihet vetëm përmes parimit të reciprocitetit, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet të hiqet dorë nga reciprociteti.

Është e kuptueshme se Serbia asociacionin nuk po e kërkon për avancimin e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë, por po e kërkon për t’u zgjeruar edhe më tutje mbi trojet etnike shqiptare.

Sikur ndërkombëtarët kërkesën për asociacion ta bënin me qëllim të avancimit të të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, një gjë e tillë nuk do të ndodhte pa parimin e reciprocitetit, pra do  të kërkonin që të drejtat  që po i kërkojnë për serbët,  do të kishin kërkuar t’ju jepen edhe  shqiptarëve që jetojnë, të diskriminuar, në trojet e tyre në Luginën e Preshevës, por edhe komuniteteve të tjera që diskriminohen nga regjimi serb në viset e tjera të Serbisë.

Po të  shihej realisht problemi i të drejtave të minoriteteve në shtetet evropiane, për të drejtat e minoriteteve në Kosovë do të diskutohej vetëm pasi të kenë avancuar të drejtat e komuniteteve  në shumë vende të tjera të Evropës, në nivelin e të drejtave të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë.

Prandaj pavarësisht se sa i moderuar është drafti i statutit të asociacionit, ai nuk do t’i avancoj më shumë se që janë, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, nuk do të ndihmon në integrimi e serbëve në Kosovë dhe nuk do t’i normalizon marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila ka pretendime territoriale mbi trojet shqiptare.

Është i padrejtë presioni i ndërkombëtare mbi Kosovën për ta bërë asociacionin  sepse ata po kërkojnë nga Kosova të pajtohet me diçka që  nuk e ndihmon askënd për asgjë, kurse  Serbisë do t’ia rrisin apetitet për zgjerim të mëtutjeshëm në dëm të tokave shqiptare, e kjo do t’i sjell telashe të mëdha, jo vetëm Kosovës por edhe tërë  Ballkanit e më gjerë.

Është gabim që po bëhet presion vetëm mbi Kosovën, me shpresën se duke ia plotësuar kërkesat Serbisë  do ta shkëpusin atë nga Rusia, sepse edhe pas plotësimit të kërkesave që me të padrejtë e dëmtojnë Kosovën dhe pas ndarjes së fondeve marramendëse për zhvillimin e Serbisë, nga fondet e taksapaguesve të BE-së dhe Amerikës, ajo do të del me kërkesa të reja dhe përsëri do të vazhdon  të mbetet  aleate e Rusisë.

Është e padrejtë që ndërmjetësuesit hapur të anojnë kah Serbia. Ky fenomen, përveç tjerash dëshmohet me faktin se ata pandërprerë po insistojnë që asociacioni të zbatohet para pikave të tjera të marrëveshjes dhe po kërkojnë nga Kosova ta pranojnë marrëveshjen pa nënshkrim, por asnjëherë nuk po kërkojnë nga Serbia ta nënshkruaj  dhe zbatoj  marrëveshjen të cilën e ka pranuar në Bruksel e në Ohër e që po e mohon çdo ditë në Beograd.

Përkundër shkeljeve të pandërprera dhe agresionit mbi integritetin territorial të Republikës së Kosovës, siç ishte ai i 24 shtatorit, Serbia jo vetëm se nuk po sanksionohet por po vazhdon të ndihmohet materialisht e të amnistohet politikisht, derisa politika konstruktive e Republikës së Kosovës po sanksionohet.

Këto padrejtësi dhe gabime të ndërmjetësuesve, do ta dëmtojnë Kosovën dhe vendet mike që po ushtrojnë presion mbi Kosovën.

Asociacioni do të bëhet pengës e funksionimit të shtetit të Kosovës, do t’i rrit apetitet e Serbisë për vazhdimin e grabitjeve  të territoreve dhe do ta ndihmon dezintegrimin e komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Vetëm zgjidhja e drejtë është zgjidhje, ajo nuk arrihet me presion mbi Kosovën, zgjidhje e qëndrueshme arrihet vetëm përmes parimit të reciprocitetit, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet të hiqet dorë nga reciprociteti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.