Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Haziri: Kurti interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e partisë së tij në plan të parë
Lajme Lokale

Haziri: Kurti interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e partisë së tij në plan të parë

adminBy adminDecember 3, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Kurti gjatë vizitës së djeshme në Gjilan ka lënë interesin e qytetarëve në rend të dytë duke e nxjerr interesin e partisë së tij në rend të parë.

“Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shëtitjen politike, në kohën kur kanë stagnuar hiç më pak se 24 projekte sistemore”, ka thënë Haziri.

Ai shtoi se Kurti në kundërshtim me ligjin dhe planin detal urban, ka përuruar parkun “Banja”, i cili u degradua skajshmërish si projekt, duke i përjashtuar personat me aftësi të kufizuar.

“Në kundërshtim me ligjin, vazhdon të proklamohet edhe për stadiumin e qytetit, i cili në fazën e parë është përfunduar. Ndalja e punimeve duke ia atribuar projektin një qeverisje dhe duke dashur të sillet një projekt i ri, e ka dyfishuar koston nga 7.1 milionë në 15 milionë”, ka thënë tutje Haziri i LDK-së.

Sipas tij, Kryeministri erdhi në Gjilan me një pako të re financiare, duke e lidhur qarkoren e re pa i kompensuar qytetarët për qarkoren e vjetër, duke mos treguar se çka do të ndodhë për pjesën e dytë të autostradës prej Bresalcit në Konçul.

“Stanishorka, nga 1.2 milionë euro, është nënshkruar në 2.5 milionë euro. Është rritur qind për qind kosto, e nuk janë paraparë ndërtimi i kolektorëve që çojnë në impiant.  Projektin e impiantit, nga 18 muaj sa do të duhej të përfundojë, këtë projekt e kanë shtyrë për hiç më pak se në vitin 2028.  Skandali më i madh që ka ndodhur në Komunë është ai i kamionëve dhe ende nuk ka zbardhur Komuna asgjë se si mund të blihen kamionët në Gjermani pa një ofertë të hapur publike. Pagesa prej 38 mijë euro si transaksion ndërkombëtar është skandal që duhet të zbardhet”, ka thënë tutje  i pari i LDK-së në Gjilan.

Haziri tha se në anën tjetër, LDK po mundohet të krijojë stabilitet dhe rregullshmëri në Asamblenë Komunale, duke qenë partia më e madhe politike në Gjilan.

“Manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosova meriton më shumë dhe më mirë”,  tha Lutfi Haziri. Kryetari i Degës së LDK-së, në Gjilan. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.