Author: admin

Edhe 24 orëshi i fundit nuk ka kaluar pa aksidente trafiku në Kosovë, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Sipas njoftimeve nga Policia e vendit bëhet e ditur se për peridhën në fjalë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, prej tyre 25 syresh me lëndime trupore, kurse rastet tjera kanë qenë vetëm me pasoja materiale. Ndërkaq, po për të njejtën kohë janë shqiptuar jo më pak se 1 mijë e 462 tiketa gjobitëse për mosrespektim të dispozitave ligjore nga drejtuesit e automjeteve, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vranët. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit “Faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për qytetarët e komunës së Vitisë”. Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar rreth procedimit të kërkesës së iniciuar nga grupit i këshilltarëve të VV-së e të mbështetur edhe nga këshilltarë të subjekteve tjera që janë pjesë e Kuvendit, për çka kishin marrëveshje që seanca të mbahet sot. Megjithatë, në fillim të mbledhjes u kërkua që seanca të shtyhet për në ora 15 me arsyetimin që shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit, të takohen…

Read More

 Musa Sabedini Vrasja mizore dhe e porositur e Liridona Ademajt, shkaktoi traumë mediatike në shoqërinë kosovare, duke shpërfaqur dilema të shumta profesionale dhe mungesë etike. Mediet online me storiet e tyre abuzuan me rastin për të përfituar nga kjo tragjedi klikime, duke shkelur privatësinë dhe duke u marrë me gjëra banale dhe periferike. Media online duhet edhe më shumë të profesionalizohet sepse jemi treguar shumë të mangët në respektimin e kodeve të etikës, duke shkelur mbi parimet bazë të gazetarisë së mirëfilltë dhe të shëndoshë profesionale. Gazetar të rinj, të papërvojë ishin ata që ofruan video e prononcime të…

Read More

Pas një vizite në fshatin Karaçevë e Epërme, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se kanë filluar punimet në ujësjellësin e këtij fshati. Gjatë kësaj vizite së bashku me kryeshefin e KRU” Hidromorava” , Ymer Salihu, Kryetari Rahimaj, ka bërë inagurimin e investimit në vlerë prej 450,000 eurosh që përfshin 14km rrjet ujësjellësi. I pari i Komunës, ka thënë se është i lumtur që kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme sepse për shumë vite ky fshat ishte një lokalitet i harruar pa ujë e trajtim. /GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Auditimit Social në komunën e Vitisë, nën mbështetjen e BIRN-Kosova në kuadër të projektit DEMOS. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Jeta Xharra, e cila ndër tjerash theksoi se kanë përgatitur një draft raport lidhur me monitorimin e projektit “Renovimi dhe zgjerimi i rrugës Kongresi i Manastirit –Faza e II-të”. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, do t’i shqyrtojë rekomandimet të dhënë në këtë draft raport dhe do t’i shikojë të gjitha mundësitë që të inkorporohen ato që janë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, kanë pritur në takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha. Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku Komuna e Kamenicës do të jetë pjesë e këtij projekti, në mënyrë që qytetarët të përfshihen sa më shumë në procesin e vendimmarrjes. I pari i komunës ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre, duke thënë se idetë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes janë tejet të rëndësishme. “Çdo vendim…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave. Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:…

Read More

“Sadat Shahini i bashkohet stafit të trajnerit, Zekirija Ramadani”, njofton faqja zyrtare e FC Drita. “Sadati sot ka filluar punën dhe është prezantuar para lojtarëve së bashku me trajnerin Zekirija Ramadani me të cilin kanë qenë së bashku te ekipi OHOD Club në Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet tutje në njoftimin e klubit të futbollit, Drita. FC Drita i ka uruar mirëseardhje Sadat Shahinit. /GJILANI INFO/

Read More

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, në cilësinë e Kryesueses së Grupit të Grave në Komunën e Kamenicës, dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Mekanizimit Koordinues kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli- Kastrati, u organizua tryezë diskutimi me temën: Të gjithë kundër dhunës në bazë gjinore në kuadër të fushatës “16 ditë Aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”. Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetarja e për Komunitete, Aleksandra Popovic, zv.Avokati i Popullit, Bastri Kastrati, Leonora Kadriu Prokurore, Drejtoresha e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, Rreshter Nazmi Hoti, mbikqyrës në Njësinë e Hetimeve pranë Stacionit Policor-Kamenicë,…

Read More