- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Komuna e Kamenicës dhe Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, bëjnë me shtëpi të reja pesë familje
Komuna e Kamenicës dhe Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë arritur të bëjnë me shtëpi të reja pesë familje. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Halil Kastrati nga Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit, kanë dhuruar çelsat e shtëpive për tri familje, ndërsa kanë filluar punimet edhe për dy shtëpi për dy familje tjera. Ndërtimi i këtyre shtëpive është bërë si rezultat i memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”. /GJILANI INFO/
“Punimet në rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Vitisë po vazhdojnë me intensitet të shtuar, sipas dinamikës së paraparë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë. Sot ka filluar ta asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës në dalje të qytetit të Vitisë, deri në hyrje të fshatit Drobesh. Kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë. Aty ata janë mirëpritur edhe nga banorët dhe disa përfaqësues të bizneseve që jetojnë dhe punojnë përgjatë kësaj rruge duke e mirëpritur këtë projekt, thuhet në njoftim. /GJILANI INFO/
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, z.v.Komandanti i Policisë në Kamenicë, Besim Kryeziu, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Informatë nga Policia për gjendjen sigurisë në Komunë; 3.Fushatë 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore; 4. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, fjala iu dha zv.Komandantit të Policisë, Besim Kryeziu, i cili tha se…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më Bankën Për Biznes (BPB). Me këtë marrëveshje, të dy institucionet janë pajtuar që Banka të ofrojë mundësi të praktikës dhe angazhimit për studentët më saktësisht mundësi për tu bërë pjesë e programit Junior, kurse Universiteti të ofrojë rekomandime për studentët e dalluar dhe mundësi që banka të mbajë sesione informuese rreth punës praktike. Palët janë pajtuar që objekti i kësaj marrëveshje mund të zgjerohet edhe në forma të tjera të bashkëpunimit. Me këtë rast është nënshkruar shtojcë e veçantë e…
Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti, është renditur si shkencëtari më i mirë në UKZ për vitin 2023, sipas AD Scientific Index 2024. Sipas Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti kjo e arritur është falë punës së vazhdueshme të tij dhe falë promovimit të hulumtimeve shkencore që bënë menaxhmenti i UKZ-së Lista e shkencëtarëve më me ndikim në botë është përgatitur gjatë një studim të kryer nga një ekip profesorësh të Universitetit Stanford, që përfshin një renditje prej 7 milionë shkencëtarësh nga e gjithë bota, në të cilën janë të…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it, në krye me Vjendita Avdiu Musliun me të cilët u bashkëbisedua rreth programit “Kontrata Sociale”. Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të këtij projekti, ku objektivi i projektit është fuqizimi i mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare në komunë, duke aplikuar një qasje proaktive përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet zyrtareve komunal dhe qytetareve, për të ndikuar që të rritet komunikimi dhe ndërveprimi ndërmjet tyre, për vendimet e përbashkëta me interes për komunitetin. /GJILANI INFO/
Aksidente trafiku në Kosovë kanë ndodhur edhe në 24 orët e fundit ka bërë me dije Policia e vendit përmes raportit të saj zyrtar. Përderisa në raportin paraprak të policisë njoftohej se kishin ndodhur 63 aksidentë trafiku, në raportin e fundit thuhet se kanë ndodhur 76 raste, që i bie 13 raste më shumë. E mira e gjithë kësaj qëndron në faktin se në asnjërin prej këtyre rasteve nuk kishte aksidentë me fatalitet, porse nuk mundet pa u përmendur 33 rastet me lëndime dhe 43 tjerat me dëme materiale. Gjithashtu në 24 orësin e fundit nga raporti i Policisë…
Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë ka anuluar të gjitha seancat e parapara për këtë javë në rastin Thaçi dhe të tjerët. Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.
Telegram ngushëllimi E nderuara familja Hasani Me pikëllim morëm lajmin e trishtë për ikjen në amshim të më të dashurit tuaj, ish- zyrtarit komunal të asamblesë komunale. Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj. Z. Sali Hasanin do ta kujtojmë gjithmonë me respekt për punën e tij në kuvendin e qytetit tonë. Zoti e mëshiroftë atë dhe juve ua lehtësoftë dhimbjen! Me nderime, Kushtrim Kadriu, Kryetar i Kuvendit Komunal, Gjilan *** Sali Hasani, ish-zyrtar komunal në Gjilan, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 12.12.2023 në vendlindjem…
Pas një sëmundje të rëndë na la ma i dashuri jonë baba Sali Hasani. Varrimi bëhet me 12.12.2023, në vendlindje Pidiq ora 14:00 me ikindi ka njoftuar vajza e të ndjerit, Kosovare Hasani, përmes profilit të saj ne FCB. Postimi i saj i plote: Pas një sëmundje të rëndë na la ma i dashuri jonë baba Sali Hasani. Varrimi bahet me 12.12.2023 në vendlindje Pidiq ora 14:00 me ikindi. Kurse e pamja fillon me 13.12.2023 në shtëpinë e të ndjerit në Gjilan. Allahu na takoftë në xhehnet inshallah!

