Author: admin

Komuna e Kamenicës ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal. Ky dokument synon të promovojë investimet e mundshme nga investitorët vendor dhe të huaj dhe të përshpejtojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me synim të përmbushjes së objektivave zhvillimore të Komunës. Përmes dokumentit ‘’Letra e Bardhë’’, Komuna e Kamenicës fton të gjithë investitorët potencialë që duan të investojnë në Kamenicë, të informohen për secilën fazë të procesit të tyre investues, duke lehtësuar qasjen në të gjitha informatat relevante dhe duke ofruar zero barriera administrative. ‘’Jam i lumtur që është finalizuar Pakoja Investive ‘’Letra…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Likovës së Maqedonisë së Veriut, Erkan Arifin. Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional i të dyja komunave, si dhe shqyrtimi i mundësive për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe atyre të Likovës. Haliti, ka njoftuar kryetarin Arifi për projektet që janë realizuar në komunën tonë deri më tani, si edhe për ato që janë në realizim e sipër. Ndër tjerash, foli edhe për projektin Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border” që…

Read More

Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së, Komuna e Gjilanit ka realizuar ushtrimin në tavolinë bazuar në situatën dhe sfidat/ngjarjet që mund të godasin komunën, për menaxhimin e emergjencave. Në këtë takim, pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët, drejtorët e drejtorive komunale, sikurse edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Stacioni Gjilan, FSK-së, Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrës 112, sektorit privat, Kryqit të Kuq, KEK-ut, KRU Hidromorava e Ekogjiena. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pasi falënderoi organizatorët për këtë ushtrim, ka thënë se arsyeja që është kërkuar që ky ushtrim…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një kontratë me përfaqësuesit e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Bëhet me dije se nënshkrimi i këtij dokumenti është në kuadër të projektit “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU) nëpërmjet programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation”, ku shuma total e këtij projektit është 1,018,149,40 Euro. Sipas kryetarit Haliti, ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut. Përndryshe pritet që projekti në fjalë të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, prorektorin për buxhet, financa dhe infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, dekanen e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu, Prof. Asoc. Dr. Fadil Osmani, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili dhe Dr. Sc. Shejnaze Gagica janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Gjermani. Ata po marrin pjesë në punëtorinë, organizuar në kuadër të projektit SIAHDPC (Student-run Interdisciplinary Allied Health Digital Practice Center), (Qendra Dixhitale e Praktikës Shëndetësore Ndërdiciplinare e…

Read More

Një person ka raportuar se dy gra kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 07:00, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti, në krye me kryetarin e ri Xhevgjet Ademi. Me këtë rast kryetari Haliti i uroj atij marrjen e kësaj detyre, duke potencuar se ai dhe qeverisja e tij do të vazhdoj bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. I pari i Vitisë, tha se ndër vite ai kishte një bashkëpunim të mirë edhe me ish kryetarin e kësaj shoqate Qemajl Rexhepin duke shprehur edhe njëherë falënderimin për bashkëpunimin në mes tyre. Kurse Xhevgjet Ademi, falënderoj kryetarin Haliti, për urimin dhe…

Read More

Stafi komandues i Stacionit Policor në Kamenicë, në ambientet e këtij stacioni, ka pritur në vizitë një grup të nxënësve të shkollës së mesme teknike ‘’Andrea Durrsaku’’ në Kamenicë, nën shoqërimin e stafit mësimor të kësaj shkolle. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të planit operacional ‘’Siguria në shkolla’’ dhe vazhdimit të bashkëpunimit të Policisë së Kamenicës me stafit arsimor të shkollës në parandalim dhe luftim të dukurive negative në institucionet arsimore. Vizitë po ashtu ka shërbyer në njohjen e nxënësve me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar të shohin nga afër mjediset e punës…

Read More

Komuna e Vitisë dhe QKMF në Viti, në koordinim me ekipën e KFOR-it LMT, kanë organizuar sot trajnimin e radhës për punëtorët e QKMF-së në Viti, me theks të veçantë punëtorët e urgjencës. Ky trajnim që kishte të bënte me ofrimin e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, traumat, mbytja në ujë dhe goditja nga rryma elektrike, u mbajt në kampin Bondsteel, ku përpos pjesës teorike, u mundësua edhe pjesa praktike. Pas përfundimit të trajnimit stafi i QKMF-së patën mundësinë të vizitojnë kampin Bondsteel. Përndryshe, vite me radhë QKMF në Viti është përkrahur nga ekipet mjekësore të KFOR…

Read More

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishi, ka vlerësuar se Shqipëria mund të bëjë befasi në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Shqipëria u shortua në Grupin B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Rreth grupit, trajneri Munishi tha: “Nuk mundem me thënë me fat ose pafat sepse këtu kanë shkuar të gjitha skuadrat që kanë vlera. Janë kualifikuar të gjitha skuadrat që kanë treguar kualitet. Për mendimin tim Kroacia nuk është ajo që ka qenë. Besoj së në Rusi ka pasë maksimumin e vet. Italia po ashtu nuk është në momente të mira. Këtu e shoh Spanjën…

Read More