Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U mbajt mbledhja e shtatë dhe e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Lajme Lokale

U mbajt mbledhja e shtatë dhe e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

adminBy adminDecember 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, është vlerësuar e qetë dhe stabile dhe krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë shënuar më pak raste që prishin rendin dhe qetësin publike, u tha në mbledhjen e shtatë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi për komunën e Vitisë.

Zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu, kryesues i këtij këshilli, duke folur rreth situatës së sigurisë, tha se ka qenë një periudhë kryesisht e qetë dhe stabile, përkundër disa rasteve aksidentale, konkretisht rastit të fundit në Gërmovë ku humbi jetën një qytetare e komunës së Vitisë, si pasojë e një aksidenti të komunikacionit.

Ai gjithashtu kërkoi një angazhim që situata e sigurisë të jetë e tillë edhe në ditët në vazhdim, kur kemi ardhje të mërgimtarëve për pushimet dimërore, si dhe kremtimin e festave të fundvitit, në mënyrë që të kalohen ato pa eksese.

Togeri Burim Musliu, nga stacioni policor në Viti, bëri të ditur një raport një mujor të rasteve që kanë ndodhur në komunën e Vitisë, ku tha se për gjatë periudhës nga mbledhja e fundit e KKSB-së, në fillim të nëntorit e deri më tani, kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familje, 1 aksident me fatalitet, 8 persona të arrestuar për grabitje.

Ndërkohë duke folur për periudhën e raportimit një vjeçar, togeri Musliu theksoi se gjatë vitit që po e lëmë pas, pra 2023, krahasuar me vitin e kaluar. Kemi më pak raste për 10 %. Sa i përket aksidenteve në komunikacion, vitin 2022 janë shënuar 96 aksidente, kurse gjatë vitit 2023, janë 76 raste.

Në këtë mbledhje, koordinatori i EVSB-së Imri Emërllahu, paraqiti një sërë kërkesash dhe shqetësimesh të qytetarëve të komunës së Vitisë, si nevoja prioritare që kërkojnë zgjidhje që lidhen me rrezikshmërinë në rrugë, shenjave të komunikacionit, qentë endacak etj.

Në këtë mbledhje, u prezantua plani i punës së KKSB-së për vitin 2024, sikur edhe u dha një Informatë rreth raportit të punës së këtij këshilli për periudhën janar-dhjetor 2023, të cilat i paraqiti Ibadete Hyseni, zyrtare për Barazi Gjinore dhe anëtare e KKSB-së.

Në fillim të kësaj mbledhje, para se të votohej për rendin e ditës, disa nga anëtarët e këtij këshilli paraqitën shqetësimin e mos kompensimit të anëtarëve për mbledhjet e mbajtura këtë vit, gjë që rezultoi edhe me lëshimin e mbledhjes nga tre anëtarët e KKSB-së, Bujar Ostërgllava, Adnan Zenuni e Shyqeri Halabaku. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.