Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci me bashkëpunëtorë të saj takuan kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe atë të Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Takimi kishte për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit me këto dy komuna, për të ofruar qasje më të lehtë dhe shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve të Anamoravës.
Falënderojmë kryetarin Hyseni dhe Rahimaj për mikpritje dhe bashkëpunim ndërinstitucional! /GJILANI INFO/