Author: admin

Fehmi Sylejmani Dy skuadrat e futbollit gjilanas, Drita dhe Gjilani, që njihen për nga rivaliteti i  tyre i përbetuar dhe dallimeve të mëdha në shumë sfera, përveç qytetit dhe fushës kanë pas 12 trajnerë të përbashkët, që nga viti 1995 e deri më tash. Nga këta trajnerë, 5 prej tyre kanë qenë të Gjilanit, 3 të tjerë nga Prishtina, një nga Mitrovica, një nga Ferizaj dhe një nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Tërnoci- Bujanovc dhe një nga Shkupi –  Maqedonia e Veriut. Trajneri i parë që ka thye tabunë e rivalitetit, respektivisht  kalimin  profesional nga njëra skuadër në tjetrën…

Read More

Celal Mustafa, ish-mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe aktivist e drejtues politik, ka ndërruar jetë këtë të hënë, kanë bërë me dije familjarë dhe ish-bashkëpartiakë të tij. Ai me dekada të tëra kishte punuar në Shkollën e Mesme të Ultë “Musa Zajmi”, por edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku kishte ligjëruar lëndën Gjuhë dhe Letërsi Turke. Njoftimi për vdekjen  e tij është dhënë nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ku është thënë: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e mësuesit tonë të vyer Celal Mustafa, i cili i shërbeu shoqërisë së madhe turke dhe ishte anëtar i…

Read More

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me klasorët e gjimnazit organizuan një pritje për profesoreshën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Hyrmyze Shkodra, e cila pas mbi katër dekada punë në arsim, është pensionuar ditë më parë. Pas kësaj pritje, kryetari Alban Hyseni, ka shkruar në profilin e tij: Pas kontributit në më shumë se katër dekada dhe arsimimit të dhjetëra brezave me radhë, me rastin e pensionimit, në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e saj të pakursyer, bashkë me klasorët e gjimnazit organizuam një pritje për profesoreshën tonë, Hyrmyze Shkodra. Jemi të lumtur që kishim fatin të arsimoheshim…

Read More

Me ftesë të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, në cilësinë e panelistes mori pjesë në: “Sesionin informues mbi çështjet e sigurisë për të rinjtë shqiptarë dhe serbë të Kosovës që jetojnë në rajonin e Gjilanit”. Pjesëmarës ishin të rinjët nga Komuna e Kamenicës, Gjilanit, Ranillugut, Kllokotit dhe Parteshit, Koordinatori i NJKDNJ-së, Gjilan, Ardian Foniqi, Përfaqësuesja e GGK, Azemine Maliqi, përfaqësues të Organizatave Rinore, Këshillat e Veprimit Rinor Lokal. Paneliste në këtë takim ishte edhe Mediana Bislimi, e cila i njoftoj të rinjët rreth masave parandaluese të dukurive negative. Ndërsa, Koordinatorja…

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka pranuar sot një donacion përmes shoqatës “Stublla” në Zvicër, nga donatori Daniel Dema. Nga ky donacion, QKMF në Viti është pajisur me inventarë shumë të nevojshëm, ku janë pranuar 34 shtretër dhe 34 komoda përcjellëse./GJILANI INFO/

Read More

Ismajl Kurteshi       Nëse vazhdohet me ikje nga realiteti dhe mospuna mbulohet me ngritje fiktive të suksesit, që nuk bazohet në dijen e nxënësve, suksesi do të “rritet” por cilësia do të bie… Përballja me realitetin është kushti pa të cilin nuk mund të ecet përpara. Sa herë që po publikohen rezultatet e testit PISA, në Kosovë po ndizet debati në mes të grupimeve  të ndryshme, i koncentruar në gjetjen e fajtorit, në vend të angazhimit për gjetjen e fajit. Opozita si tani edhe në të kaluarën zakonisht e fajëson pozitën për rezultatet e dobëta, prindërit i fajësojnë mësimdhënësit, mësuesit…

Read More

NGA: KALOSH ÇELIKU Aspak, është e besueshme, që shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nuk e meriton ta marrë Ҫmimin Nobel. Edhe pse, sipas veprave letrare e meriton si shkrimtar shqiptar. Aqmëpak, si shkrimtar me famë botërore nuk ka, edhe nevojë për Ҫmimin Nobel. Ismail Kadare është shkrimtar shqiptar, dhe e ka vendin e vet në Letërsinë Shqiptare. Vetëmse, Ismail Kadare nuk ka qenë shkrimtar disident. Shkaku kryesor, që edhe nuk e merr Ҫmimin Nobel. Sistemi, komunist i Enver Hoxhës e nxorri përmes Francës në sipërfaqe si shkrimtar botëror me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Edhe, pse: ky nuk është romani…

Read More

Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ka thënë se janë duke vazhduar me hapat e fundit drejt mobilizimit për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Kamberti thotë se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. “Me strukturat e PVD në Preshevë për të dakorduar hapat drejt mobilizimit të fundit dhe arritjes së rezultatit të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën…

Read More

Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci, transmeton albinfo.ch. Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mirë. Ajo ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë. “Unë besoj që Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qenë shumë të veçanta, edhe pse shqiptarët nuk kanë qenë shumë të dalë. Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë…

Read More

Disa studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari, Prof. Ass. Dr. Valbone Zeqiraj dhe Mr. Sc. Berat Dermaku kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të aktiviteteve “Dita e Gjykatës së Hapur”, organizuar në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Studentët e Fakultetit Juridik të UKK-së u pritën në vizitë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Safet Hoxha dhe Remzije Istrefi – Peci. Gjatë prezantimit të saj, gjyqtarja Istrefi – Peci foli rreth historikut të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, organizimit…

Read More