Author: admin

“Sigurohet transporti për qytetarët e Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kryetari Hyseni i ka udhëzuar qytetarët e Luginës së Preshveës që jetojnë në Gjilan, që për më shumë informata, të drejtohen te Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit. Postimi i plotë: Sigurohet transporti për qytetarët e Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi Të dashur bashkëqytetarë nga Lugina e Preshevës, Ju njoftojmë…

Read More

Njoftim për konsumatorët e fshatit Livoq të Ulët, të Komunës së Gjilanit! Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë se kemi hasur në një problem teknike të rrjetit të furnizimit me ujë në pjesën e fshatit të Livoqit të ulët. Ky problem është i lidhur me një defekt të papritur në gypin kryesor të rrjetit të ujësjellësit, dhe si rezultat i kësaj ngjarje jemi detyruar qe ta ndërpresim furnizimin me uje deri nesër në mëngjesë. Ekipet tona teknike të mirëmbajtjes nesër në orët e mëngjesit do të dalin në vendin e ngjarjes dhe si gjithmonë me punën e tyre profesionale do…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës që po garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi, duhet të përkrahet. “Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na e ka dëshmuar kaherë. E për këtë, duhet të vazhdojmë ta përkrahim në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.  Data është i 17, numri është 13. Le të organizohemi e të mobilizohemi. Bashkë në përkrahje të Shaip Kamberit”, ka shkruar kryetari Hyseni në profilin e tij. /GJILANI INFO/

Read More

Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirimin nga burgu të ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Kështu është bërë e ditur edhe në njoftimin e lëshuar për media nga kjo gjykatë. “Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë ceremoninë zyrtare nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit 2024-2026 në Gjilan ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Kjo ceremoni është organizuar nga Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë. Bëhet me dije se nën mandatin e misionit të OSBE-së janë të përfshira disa aktivitete për të kontribuar drejt fuqizimit gjinor, mbrojtjes nga dhuna në familje dhe promovimit të të drejtave dhe barazisë së grave. Si pjesë e këtyre aktiviteteve, Misioni i OSBE-së, në vitin 2021, kishte mundësuar procesin e nënshkrimit…

Read More

Në Universitetin Publik (U.P.) “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt sesion informuese për projektet dhe bursat e organizuar nga Zyra Erasmus+ Kosovë, në të cilën morën pjesë stafi dhe studentët. Fillimisht përfaqësueset e Erasmus + në Kosovë Mimika Dobroshi dhe Blerina Zijaqa janë pritur në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka dhe Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu. Ndërsa sesioni informuese u hap nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka, i cili falënderoi zyrtarët e Erasmus+ në Kosovë për organizimin e këtij sesioni informues. Ai e vlerësoi këtë si një mundësi të mirë për…

Read More

Nën lehtësimin e OSBE-së, në Gjilan është bërë të mërkurën ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit 2024-2026, ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Gjilan dhe Ferizaj, me qëllim për të ofruar mbështetje financiare për strehimoret dhe për të mbështetur punën e tyre. Në këtë ngjarje, në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë dhe e ka nënshkruar këtë memorandum nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qarolli, Avokati i popullit, Naim Qelaj, kryetarë e…

Read More

Kanë mbetur edhe tri ditë deri te zhvillimi i ngjarjes më të madhe sportive të deritanishme në vend, ku xhudistë elitar nga mbarë bota do të zbarkojnë në Prishtinë. Më 16 dhjetor (e shtune) do të zhvillohen finalet e Kampionatit Evropian të xhudos “Prishtina 2023”, raporton KosovaPress. Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka thënë për KosovaPress se përgatitjet për këtë Evropian kanë shkuar mirë, ndërsa beson se edhe nga kjo garë do të ketë medalje për Kosovën. “Përgatitjet kanë shkuar mirë, po besoj shumë që edhe nga kjo garë të kemi medalje për Kosovën. Ky është…

Read More

Armando Broja duket se do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit për të gjetur një skuadër të re ku do të jetë një titullar i padiskutueshëm. Ylli shqiptar së fundmi ishte titullar në sfidën ndaj Evertonit duke luajtur për 67 minuta, por pa arritur të lë gjurmë pasi Chelsea u mposht 2-0. Pavarësisht dëmtimit të rëndë që pati dhe që e mbajti jashtë fushave për rreth një vit, shqiptari po mundohet të rikthehet në formën më të mirë të mundshme. Emri i tij ka qarkulluar shumë në mediat e huaja pasi është në radarët e shumë…

Read More

Shkruan: Mustafë Xhemajli DUKE E PËRKUJTUAR ALI HADRIN (1928-1987) NË 95 VJETORIN E LINDJES DHE 36 VJETORIN E VDEKJES. Nga 2 dhjetori i këtij viti është përkujtuar Akademik Ali Hadri, më shumë në rrejtet sociale. Por u mbajt edhe një Akademi përkujtimore nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë si dhe iu promovua një vepër e re e tij “STUDIME DHE KRITIKË HISTORIOGRAFIKE”. Ndërsa Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), heshti ndaj këtij përvjetori të historianit të famshëm të Kosovës – Akademik Ali Hadrit! *** Në numrin 12, dhjetor 1987, në “Zërin e Kosovës” (Zvicër), organ…

Read More