Aktorja dhe dramaturgia Dituri Neziraj ka botuar javën e kaluar trilogjinë me drama për fëmijë: “Fluturimi i Njëbrirëshit me Krokodilin, Kasollja prej kashte dhe Revolta e Presjes”.
Gjatë javës së kaluar ajo ka pasur disa paraqitje në televizionet e Kosovës për këtë libër të ri, në të cilat intervista ka folur për procesin e shkrimit të tyre.
Botimin e librit e ka subvencionuar Ministria e Kulturës e Kosovës.