- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Shkruan: Mustafë Xhemajli DUKE E PËRKUJTUAR ALI HADRIN (1928-1987) NË 95 VJETORIN E LINDJES DHE 36 VJETORIN E VDEKJES. Nga 2 dhjetori i këtij viti është përkujtuar Akademik Ali Hadri, më shumë në rrejtet sociale. Por u mbajt edhe një Akademi përkujtimore nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë si dhe iu promovua një vepër e re e tij “STUDIME DHE KRITIKË HISTORIOGRAFIKE”. Ndërsa Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), heshti ndaj këtij përvjetori të historianit të famshëm të Kosovës – Akademik Ali Hadrit! *** Në numrin 12, dhjetor 1987, në “Zërin e Kosovës” (Zvicër), organ…
Janë bërë gjashtë vjetë që prej kur ka shkuar në amshim gazetari gjilanas, Xhavit Salihu, i cili ka bërë shumë për gazetarinë kosovare e sidomos për atë radiofonike, duke qenë shumë i afërt me kolegë, i përpiktë në punë dhe shembull për gazetarët tjerë. Xhavit Salihu, pos si gazetar, ka qenë i njohur edhe si koleksionues i madh i disqeve, kasetave e shiritave të ndryshëm muzikorë, sikurse që ishte edhe një dashamir dhe lexues i pasionuar i librave. Në gjashtëvjetorin e shkuarjes në amshim, i biri i tij, Arbëreshi, gjithashtu gazetar, ia ka dedikuar një postim përkujtues: Gjashtë vjet…
Shkruan: Mehmet HALIMI (“Më mirë i vdekur e faqebardhë, sesa i gjallë e tradhtar”) – (Ramiz Cernica). GJILANI kurrë nuk ishte më i bukur, më i gjallë, më ballëlartë e më krenar sesa atë ditë festive, që po festonte tre përvjetorë, tri festa e tre gëzime: 28 NËNTORIN-DITËN E FLAMURIT, përkatësisht 111 VJETORIN e PVARËSISË SË SHQIPËRISË; PËRURIMIN E SHTATOTORES MADHËSHTORE në qendër të qytetit të Gjilanit , në shenjë nderimi e përjetësimi të personalitetit historik, të tribunit popullor dhe mbrojtësit të vegjëlisë – RAMIZ CERNICËS dhe 120 VJETORIN e lindjes së Tij, duke ia bërë të gjitha nderimet këtij kolosi…
Fakulteti i Shkencave Aplikative në Universitetin “Kadri Zeka” shpallet “Mik i Olimpiadave Matematike të Gjilanit”
Fakulteti i Shkencave Aplikative në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, shpallet “MIK I OLIMPIADAVE MATEMATIKE TË GJILANIT” Më 25.11.2023, u mbajt me sukses Olimpiada e XVI Matematike e Gjilanit – OMGJ 2024. Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative të UKZ-së. Në olimpiadë morën pjesë rreth 160 nxënës të klasave VIII-XII, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, publike dhe jopublike, të Komunës së Gjilanit. Olimpiada u organizua me standarde tejet të larta dhe kushte shumë komode…
Shqiptarja Arta Kallaba është regjisore e filmave të suksesshëm dhe dizajnere e modës shqiptare, shkruan albinfo.ch. Ajo është themeluesen e markës ikonike të modës Arta Kallaba-New York, e njohur për thurjen e saj moderne të punuara me dorë, duke ndërthurur traditat kulturore dhe artizanale me trendet dhe thjeshtësinë moderne. Regjisorja shqiptare, Arta Kallaba, prej kohësh jeton në Nju-Jork. Kujtojmë se filmi me metrazh të shkurtër “Butterfly”, regjisore e të cilit është Arta Kallaba, është nominuar në tri festivale dhe gjithashtu është vlerësuar me çmime. /Albinfo.ch
Statistikat zyrtare nga Policia e vendit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2 mijë e 6 tiketa trafiku, se kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, si dhe që janë arrestuar 15 persona dhe paraburgosur 13 të tjerë ./GJILANI INFO/
Qytetarët e Kosovës jo nga të gjitha bizneset marrin “kusurin e imtë” pas blerjes që bëjnë, për të mos thënë se një numër i madh i bizneseve as që marrin mundin për t’i kthyer 1 dhe 2 centë. Por, në të shumtën e rasteve as qytetarët nuk i kërkojnë, ndonëse nga moskthimi i 1 dhe 2 centëve fitimi i kompanive konsiderohet të jetë i madh. Po ashtu përgjatë periudhës së fundit nuk është vërejtur ndonjë kampanjë nga BQK apo institucionet tjera të cilat do të vetëdijesoni qytetarët që t’i kërkojnë paratë e tyre, edhe pse në pyetje janë centët.…
Policia ka shoqëruar për në stacionin policor një person të dyshimtë nga fshati Livoç i Ultë i Gjilanit, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GJILANI INFO/
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me Udhëheqësin e komponentës së projektit DEMOS që merret me auditim social, Drilon Shala, dhe Drejtorët Uran Berisha, Zotrim Kastrati, Ardita Dërmaku, kanë mbajtur një takim me qytetarë të Kamenicës, pjesëmarrës në auditim social. Në këtë takim është diskutuar rreth të gjeturave të procesit të auditimit social, në kuadër të platformës CiviKos, e cila ka për qëllim auditimin e disa projekteve që janë në realizim në disa komuna, ku procesi i auditimit është bërë nga qytetarët. Ndër të tjera në takim është diskutuar faza përfundimtare, të gjeturat dhe përvoja e…
Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan shpërndau 3570 fidane të arrës me të cilat do të ngriten edhe 15 hektarë sipërfaqe të reja me arra. Nga ky projekt përfituan 29 fermerë të cilët, me këtë rast, u këshilluan nga ekspertët e Drejtorisë, për mënyrën e mbjelljes së fidaneve, plehërimin dhe krasitjen e tyre. Këta fermerë, do të monitorohen dhe përcillen, nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi, me këshilla praktike profesionale gjatë gjithë kohës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale. Sipas njoftimit të drejtorisë, këto fidane janë të varieteteve shumë rentabile, me fruta cilësorë dhe shumë…

