Author: admin

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell. IHK njofton se në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të kujtojmë se në këtë javë, pikërisht më 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 dhe do të zgjasë 88 ditë, deri më 20 mars 2024.

Read More

Vitia dhe Pozherani po lidhen mes veti edhe me një rrugë tjetër alternative. Kjo pasi që sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës nga qyteti i Vitisë, konkretisht prej Xhamisë së qytetit në drejtim të Pozheranit. E për të parë nga afër punimet e nisura i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ndër tjerash bëri me dije se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë, pasi që me këtë jo vetëm që Vitia dhe Pozherani si dy lokalitetet më të mëdha të Vitisë do të kenë lidhje alternative mes veti,…

Read More

Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës” , Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja, ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Behar Hyseni. Qëllimi i përgjithshëm i projektit, është promovimi i trashëgimisë kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore, edukimi joformal i gjeneratave të reja rreth trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka siguruar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin…

Read More

Isuf B.Bajrami Pasivizimi selektiv i adresave nga vendbanimi dhe vendqëndrimi në Preshevë,Bujanoc e Medvegje që po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve, shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut! Jo rastësishtë Eleanor Ruzvelt thotë: “Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.” Serbia me Pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë,Bujanoc e Medvegje shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,më 10 Dhjetor,1948,në…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.T., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje, për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi. Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj ata rreth vlerësimeve të ligjshmërisë për vendimet e fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë, të cilat poashtu kanë kaluar përmes këtij komiteti. Megjithatë para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Pyetjeve të anëtarëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu. Me qenë se është mbledhja e fundit për këtë…

Read More

Komuna e Vitisë ka vazhduar të i përkrah bujqit e saj. Me këtë rast është bërë pranim dorëzimi i 20 mekanizmave për mbjelljen e misrit. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmave bujqësore, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë me dije se komuna e Vitisë po vazhdon të i përkrah fermerët vitias me qëllimin më të mirë që të ju lehtësohet puna dhe që të krijojnë të hyra për vetën dhe familjet e tyre. Ai shtoi se komuna të cilën ai udhëheqë e çmon lartë punën fisnike të fermerëve duke i ndihmuar ata me furnizimin e mekanizmave të…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Kjo javë sipas IHMK-së parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.…

Read More

Adem Nimani Grremçit, atë ditë që shkoi në komunë, as që i vajti mendja prej nga kanë ardhur të parët e tij, e lëre më për tapinë që mund ta ketë marr ai Mani i parë i tyre, stërgjyshi a katragjyshi i këtij Manit, i biri i të cilit ishte edhe mixha Man. – Më duhet një certifikatë e vdekjes së mixhës Man, i kishte thënë nëpunësit. Kam këtu certifikatën e lindjes së tij në të cilën shkruan se mixha ka lindur në vitin 1891 në Zezë. – A ka lënë fëmijë mixha? – e pyeti nëpunësi. – Po,…

Read More

Sadbere Gagica SPAHIJA Sa do të doja sot Ta prek shkëlqimin e diellit Të pi një kafe me miqtë e poezisë Tëk rrjedh jetë uji në Bojanë Ta dëgjoj cicërimën e zogjve Në vjeshtën e ftohtë me shi T’ë ngre një gotë verë ..verë Derisa të derdhet kjo gotë Nëpër sofrën e dashurisë Mirëmengjes Gjilan Malloj udhët e lagjes sime Kur më preku këmba në tokë T’ia puth sytë Atdheut të lodhur Nga përplasjet grindjet e pafund Të dua ashtu si je Fjala ime në varg!…

Read More