Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në cilat raste sakrifikohet Etika dhe pse ishte interes publik dhe interes për publikun video e Lulzim Fejzullahut?
Opinione

Në cilat raste sakrifikohet Etika dhe pse ishte interes publik dhe interes për publikun video e Lulzim Fejzullahut?

adminBy adminJanuary 25, 2024Updated:January 25, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Musa Sabedini

Çështja e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë gjithsesi që ishte interes publik sepse në radhë të parë ishte fëmijë jetim dhe përballë kishte një grup të lidhur me pushtet e sistem të drejtësisë. Ndërsa interes për publikun ishte edhe publikimi i videos e cili tregoi dhe shpartalloi të gjitha pistat e hetimeve dhe dyshimeve. Asgjë të keqe nuk kishte në publikimin e videos, edhe pse ajo video do të duhej të bëhej publike nga media serioze dhe që do të përcillej edhe me komente nga ekspert të ndryshëm. Në këto raste realisht sakrifikohet etika, por kjo bëhet vetëm për interes të një çështjeje tejet delikate dhe të ndjeshme.

Po më bëjnë përshtypje komente, opinione e vlerësime të ndryshme nga komuniteti i gazetarëve, ekspertëve dhe atyre të fushës së sigurisë, mbi publikimin e videos, ku shihet rrahja brutale dhe vdekjeprurëse e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut.

Në librin tim të fundit: “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” e kam sqaruar më gjerësisht interesin publik dhe interesin për publikun në aspektin gazetaresk.

Në rastin e vdekjes së 18-vjeçarit interes publik është vet një fëmijë jetim dhe i pa krah, përballë një grupi problematik dhe të njohur nga policia e gjykata, thënë më saktë të amnistuar nga këto dy institucione.

Ndërsa interes për publikun, pastaj është videoja e cila demaskoi të gjitha pistat e hetimeve, që si duket janë dhënë qëllimisht me kahje të caktuar gabimisht dhe në drejtime të kundërta, dhe në dëm të tashmë të 18-vjeçarit të vdekur.

Në raste të tilla e sakrifikojmë Etikën, për një interes të caktuar dhe këtë e bëjmë me qëllim pozitiv sepse dëshirojmë të tregojmë se jemi me të dobëtin dhe të vërtetën, që në këtë rast ishte një djalë jetim që vdiq si pasojë e rrahjeve brutale dhe të dhunshme.

Ndoshta publikimi i videos do të duhej të bëhej nga media serioze dhe që kanë ekip dhe ekspert që do jepnin edhe komente për rastin dhe pamjet brutale të rrahjes së 18-vjeçarit.

Pamjet e vrazhda dhe të rënda mund të jenë shqetësuese dhe stresuese për publikun, por media ka presion nga publiku, që të botojnë edhe raste të tilla, që sqarojnë gjithçka, sidomos aty ku tentohet të shitet mjegull në publikun e gjerë.

Pra media dhe ata që e botuan videon, kanë bërë mirë sepse tashmë pamjet tregojnë shumëçka, kjo nuk vlen edhe për rrjetet sociale, ku dominon fjalori emocional dhe ka paragjykime ekstreme.

Tani pritet të ndryshojnë veprimet, sidomos Prokuroria, e cila e ka mundësinë, që të përmirësojë gabimin e policisë, gjatë fazës së ngritjes së aktakuzës.

Publiku sigurisht që do të njoftohet edhe ditëve në vazhdim sepse ka organizata që merren ekskluzivisht me monitorimin e seancave gjyqësore.

Për rastet e tilla të ndjeshme më herët ka reaguar edhe KMSHK duke kërkuar nga mediet që në situata të tilla gazetarët dhe mediat të kenë kujdes, në mënyrën se si raportojnë dhe çfarë i ofrojnë publikut.

Sipas Kapitullit VI të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, trajtimi i rrëfimeve për tragjeditë duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion.

Ndryshe ka disa raste ku sakrifikohet Etika për interes të publikut dhe rastin më të freskët e kemi mbytjen e djaloshit tre vjeçar nga Siria, Ajlan El Kurdi, që u mbyt në brigjet e Turqisë në vitin 2015.

Ajo foto ishte rëndë në aspektin etik, por bëri bujë dhe pushtoi zemrat e miliona njerëzve, duke kritikuar qëndrimet e liderëve europian rreth çështjes së emigrantëve.

Ajlan El- Kurdi, ishte tre vjeçar ndërsa bashkë me të u mbyt edhe vëllai i tij më i madh, Galib El-Kurdi.

Ata vdiqën në tentativë për të kaluar Mesdheun, derisa bota u shtang nga fotoja e realizuar nga fotografja Nilüfer Demir. /GJILANI INFO/

/Autori është ligjërues në degën Media dhe Komunikim në UBT/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Vdekja e debatit – kriza e mendimit kritik në shoqëri dhe në universitet

November 16, 2026

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

By adminNovember 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari…

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.