Author: admin

Gazeta prestigjioze franceze “El Pais” i ka dedikuar një artikull të veçantë inxhinieres shqiptare, Mira Murati, e cila pak javë më parë u përzgjodh nga Financial Times si një nga 25 gratë më të fuqishme në botë, përcjell albinfo.ch. El Pais përshkruan në këtë artikull rrugëtimin dhe suksesin e pakrahasueshëm të Muratit në sektorin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale. Inxhinierja shqiptare, e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI, cilësohet nga gazeta franceze si një nga gratë e pakta që posedon këtë pushtet që dominohet tradicionalisht nga burrat. Murati nga Vlora e Shqipërisë ka qenë një nga akterët…

Read More

Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare. Të drejtë vote kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës. Por, gara e liderëve politikë shqiptarë atje do të jetë e ndarë. Ata do të garojnë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” nga Shqipërim Arifi. Të drejtë vote në Serbi kanë mbi 6.5 milionë qytetarë.

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim për vrasjen e djeshme në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku thuhet se i dyshuari, D.T, është ndaluar për 48 orë. Prokuroria ka thënë se “dyshohet se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit”. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Poashtu, në njoftim thuhet se prokurori i shtetit brenda…

Read More

Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë. Xhudisti kosovar ka arritur ta mposhtë italianin, Manuel Lombardo. Kjo ishte medalja e katërt e Kosovës në garat e organizuara në Prishtinë, por e vetmja e artë. Paraprakisht Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e bronzta. Medaljen e artë për xhudistin Akil Gjakova e ka ndarë kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka ndarë medaljet për xhudistet, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ministra të kabinetit qeveritar, ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier dhe ambasadorë tjerë të…

Read More

Statistikat e përgjithshme nga Policia e Kosovës, bëjne më dije se gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e vendit të ketë ndodhur 1 aksident trafiku me fatalitet, 20 me lëndime dhe 35 aksidente tjera me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë këtij rrethi kohor, policia e trafikut ka shqiptuar 1 mijë e 224 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë ra ndesh me rregullat dhe ligjin në trafik rrugor. Sipas kësaj statistike, njoftohet gjithashtu se janë arrestuar 22 persona, 14 të tjerë janë paraburgosur dhe 2 persona tjerë kanë mbetur në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO

Read More

Policia nga Rajoni i Gjilanit ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Gjilan, përkatësisht në një xhami. Thuhet se në objektin fetar (xhami) mungon një DRË-paisje elektronike e kamerave të sigurisë. “Dera e dhomës ku ishte e vendosur DRW, ka qenë e mbyllur me qelës dhe e njëjta dyshohet se është hapur me forcë”- ëshë raportuar në polici. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti duke u hetuar./GJILANI INFO/

Read More

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me disa prej përfaqësueve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinanin dhe kreun e Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimajn ka qëndruar në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë. Ai tha se kanë diskutuar për ndërtimin e autostradës së Gjilanit nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, teksa tha se kjo do të shërbejë që të jetë më e lehtë lidhja me Luginën, raporton Zeri.info. “Bashkë me Arditën, Hysin, Kadriun dhe Ragmiun u takuam me Shaip Kamberin, bartësin e Listës së subjekteve të bashkuara shqiptare ‘Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon…

Read More

Një person ka vdekur nga Doberçani i Gjilanit pas plagëve të marra nga sulmi me thikë. Policia në Gjilan ka konfirmuar rastin, ndersa tha se një person i dyshiar për rastin është arrestuar,raporton Zeri.info. “Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”. “ “Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur sot konferencë pë medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Para qytetarëve dhe medieve kanë folur anëtarja e kryesisë së Degës, znj. Shqipe Kastrati- Haziri, anëtari i kryesisë së Degës, prof. Burim Berisha dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, znj.Afërdita Balaj- Ajdini. Sot u adresuan disa shqetësime të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, kryesisht që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për komunat, ku komuna jonë rangohet e para për nga ndarja e mjeteve për investime të reja kapitale. E kjo krejt për një “show mediatik”, pasi…

Read More

Dukagjini ka fituar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Dukagjinie mposhti me rezultat 1:0 Gjilanin, në takimin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës. Futbollisti Faton Neziri ka shënuar në minutën e 90+4. Dukagjini është në vend të gjashtë me 24 pikë e Gjilani në të tetin me 17 sosh.

Read More