- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Drita ka pësuar humbje në konak të vetin me rezultat 2:1 nga Malisheva, në ndeshjen e fundit të vjeshtës përkatësisht të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës. Për Dritën shënoi Blerim Krasniqi (5’) dhe për Malishevën realizuan Drilon Hazrollaj (17’) e Altin Aliut (45+1’). Drita zë vendin e dytë me 31 pikë e ka 7 me pak se lideri Balkani dhe Malisheva përforcon vendin e katërt me 29 pikë.
Shkëndije Berisha Pacolli Më mirë është me marrë në thua me këmbët tona, sesa me gjuhën tonë! Kur kurthohen këmbët edhe mund të rrëzohemi dhe të pësojmë dhimbje fizike – të cilat janë të përkohshme – por, ajo që del nga gjuha jonë ka ndikim të paparashikuar në ndërdijen tonë dhe kurrë më nuk mund të kthehet prapa. E thëna e përsëritur dhe e shqiptuar në fëmijërinë tonë – nga autoritetet si prindërit, gjyshërit – ngulitet thellë në bindjet dhe në besimet tona dhe ne pastaj vazhdojmë të jetojmë me atë të vërtetë që dikur njerëzit më të dashur…
Nga: Çapajev Gjokutaj Ky proverb të feks në një cep të mendjes në ditë funeralesh publike për njerëz të shquar, veçanërisht artistë dhe sidomos aktorë. Sa janë gjallë i kujtojmë e s’i kujtojmë, po kur vdesin, rrjetet sociale dhe mediat tradicionale dallgëzojnë nga dhimbja, dashuria dhe vlerësimet. Doemos që kështu do të ndodhë, mund të thuash pa e vrarë mendjen shumë, njerëzia a më saktë publiku e ndjenë si detyrim qytetar të nderojnë kontributet e të ikurit. Pa mohuar se ky supozim përmban një goxha pjesë të së vërtetës, do shtuar se motivet e kësaj dukurie janë të shumta…
Xhudisti jonë, Akil Gjakova ka siguruar medaljen tashmë pasi ka kaluar në finalen e madhe në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë. Akili ka marrë edhe fitoren e katërt ditën e sotme, duke fituar gjysmëfinalen e kategorisë deri në 73 kilogramë. Xhudisti pejan në gjysmëfinale arriti të mposht xhudistin Petru Pelivan nga Moldavia. Në finale, Gjakova do të ndeshet me italianin Manuel Lombardo, i cili më herët mposhti xhudistin tjetër nga Kosova, Dardan Cena. Ndryshe, në Kampionatin e Hapur Evropian do të dhurohet gjithsej 300,000 euro për kategori peshe. Dy fituesit e medaljeve të arta do…
Të shtunën e kaluar, më 9 dhjetor, në mbrëmjen e boksit që u zhvillua në afërsi të Vjenës, në të cilën morën pjesë shumë boksier shqiptarë, një nga meçet kryesore të asaj nate ishte edhe dueli mes Dielli Vranocit dhe Anil Özdemir për titullin kampion të Austrisë. Ndonëse boksieri pejan, i cili jeton në Vjenë, ishte duke zhvilluar një meç të bukur dhe ishte në përparësi edhe më pikë, një lëndim aksidental në sy bëri që gjyqtarët të ndërpresin ndeshjen. Titulli kampion të Austrisë iu dorëzua boksierit Özdemir. Për këtë mbrëmje kishte raportuar edhe albinfo.at, e cila ishte në…
Presidenti i Shqipërisë u drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës para zgjedhjeve në Serbi
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi pasi përfaqësimi politik theksoi se është i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave. Begaj në një postim në Facebook thotë se përmes pjesëmarrjes në zgjedhje dhe votimit të kandidatëve të Luginës mund të arrihet përfaqësimi politik. Lexo po ashtuZgjedhjet në Serbi, Këshilli i ambasadorëve u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të Preshevës të marrin pjesë masovisht në votime “Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një…
Policia në Kosovë ka arrestuar 11 persona, ka ndalur në mbajtje 7, ndalim policor 1 person, si dhe një person është dërguan në vuajtje të dënimit, njofon raporti i fundit i policisë prej 24 orësh,/GJILANI INFO/
Një aksident trafiku me fatalitet, 21 raste të tjera më lëndime si dhe 33 aksidente më dëme metariale kanë ndodhur për 24 orë në tërë teritorin e Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ndërkaq po për të njëjtën kohë në vënd janë shqiptuar 1 mijë e 596 tiketa trafiku gjobitëse./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Viti pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, bëhet e ditur përmes raportit të policisë. Sipas këtij raporti thuhet se i njejti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, e ndërkohë ka kanosur edhe babain. Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti ka shkuar në procedurë hetimore./GJILANI INFO/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e…

