- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e sotme, nën drejtimin e Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, i ka dhënë mbështetje rekomandimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për lirimin e bizneseve nga taka komunale për vitin 2023. Siç u tha, lirimi i bizneseve nga taksa komunale, në këtë kohë të krizës globale, e cila ka përfshirë edhe vendin tonë, do të ndikojë në përballimin e situatës së krijuar dhe përmirësimin e klimës në ekonominë lokale. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vlerëson se kriza ka paralizuar sektorët jetikë të ekonomisë, si transportin, ndërtimin, shërbimet në fushën…
Ndeshja e mbetur e xhiros së 3-të mes FC Drita dhe FC Ballkani do të zhvillohet nesër e mërkure, ora 13:00. Kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe kapiteni i Dritës, Rron Broja dhanë deklaratat e tyre mbi përgatitjet dhe pritshmëritë e këtij takimi. Trajneri Ramadani thekson se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë, por FC Drita ende nuk e ka ngritur flamurin e bardhë. “Është një derbi direkt për objektivat që kanë dy skuadrat edhe pse FC Ballkani është në avantazh me pikë, ne ende nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë dhe qind për qind do e japim…
Janë ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale nga Prokuroria e Gjilanit
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /GJILANI INFO/
Inaugurohet parku industrial në Budrikë të Vitisë, cilësohet si i rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik rajonal
Sot në Budrikë të Vitisë, është bërë inaugurimi i parkut industrial, ku prerjen e shiritit e bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari. Gjatë kësaj ceremonie kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se parku industrial i ndërtuar në Budrikë të Vitisë, do të jep një kontribut të çmuar për zhvillim ekonomik dhe rajonal duke përmendur se këtu janë bërë investime kapitale prej 1,7 milion euro dhe se parku në fjalë, ka një hapësirë prej 15,5ha. Ai tha se ky projekt, do të mbështes investimet…
Disa studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë për një vizitë studimore një javore në Universitetin PH Zug të Zvicrës. Studentë të UKZ që po vijojnë javën e shkëmbimit në PH Zug, janë pritur nga studentët e PH Zug dhe janë vendosur nëpër familjet e studentëve zviceran, të cilët vetëm dy muaj më parë kanë pritur në Gjilan kolegët e tyre-studentët nga PH Zug. Në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar…
Komuna e Vitisë përfituese e një pilot projekti nga fondacioni gjerman për mjedis rreth përdorimit të qëndrueshëm të mbeturinave organike në Kosovë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues i komunës Kirchhain-it me të cilën komuna e Vitisë ka marrëveshje të binjakëzimit. Gjatë këtij takimi u bë me dije se dy komunat janë përfituese e një projekti nga fondacioni gjerman për mjedis për përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave organike ku Vitia do të jetë komuna e parë pilote…
Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku morën pjesë fermerë, prodhues e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky është një takim kulmues i vitit sa i përket rendimentit që e marrim nga toka. Ai tha se me 1.5 milion për vitin 2023, Komuna ka arritur ta ketë një buxhet vetëm në sektorin e bujqësisë, si asnjëherë më parë në 23 vitet e fundit. “Komuna e Gjilanit për këtë vit është munduar që t’i kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë. Nga një…
Zbulohet dhe konfiskohet nga Policia substanca e dyshuar narkotike në Kishnapolë të Gjilanit
Policia e Gjilanit ka shoqëruar për në stacionin policor personin e dyshuar nga Kishnapola e Gjilanit, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 11.2 gramësh. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Një mosmarrëveshje në një familje në Gjilan ka eskaluar në dhunë, bëhet e ditur sot përmes raportit të Policisë. Njoftimet zyrtare nga ky segment, njoftojnë se i dyshuari në këtë rast – djali ka sulmuar babain e tij pas kësaj mosmarrëveshje. duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar për rastin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan pas takimeve me strukturat partiake, po vazhdon takimet në terren. Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët ka mbajtur takime me strukturat e LDK-së në Llashticë dhe Malishevë. Lutfi Haziri tha se do të vazhdohet me takimet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit, duke shtuar se: “manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani meriton më shumë dhe më mirë”. “Fatkeqësi e madhe për qytetarët është ky mandat i humbur për Gjilanin, me regres të paparë në secilin sektor”, ka thënë…

