- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale, e keto jane: Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, Një (1) aktakuzë…
Policia bashkë me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Policia në fshatin Karaqevë e Epërme, Kamenicë ka arritur të identifikohet dhe ndalohet automjeti VW LT furgon ngjyrë e bardhë me targa vendore drejtuar nga dyshuari m/k. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuara në automjet foli plastike (ambalazh) rreth 1005 kg. për të cilat nuk kishte asnjë dokument. “Sipas mbishkrimeve malli dyshohej se ishte me origjinë nga Serbia vlera e mallit sipas tregut është mbi 13.000 euro”, thotë…
Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë shpërndarjen e 20 pijatoreve për fermerët përfitues. Në këtë ceremoni të pranim dorëzimit të këtyre mekanizmave bujqësor, i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai përgëzoi fermerët përfitues për këto mekanizma bujqësor duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, këtë vit ka përkrahur gjithësej 530 fermerë me serra, spërkatëse, rotokosa, freza, mbjellëse misri, motokultivator e shumë pajisje të tjera me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të tokës për kulturat bujqësore. Përndryshe, këtë vit është bërë edhe shpërndarja e mekanizmave…
UP “Kadri Zeka” dhe PH Zug kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të tyre. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prof. Dr. Esther Kamm Rektore e universitetit PH Zug kanë nënshkruar një aneks marrëveshje (Road Map). Ky bashkëpunim do të krijojë edhe më shumë mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përparimeve shkencore midis dy institucioneve. Bazuar në marrëveshje, studentët dhe stafi nga të dy universitetet, por edhe mësimdhënës e nxënës të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, do të kenë mundësinë e mobilitetit dhe të ndajnë njohuri të reja…
“Së bashku me stafin tim, vizituam fermerin Mitat Rifati në fshatin Malishevë e Epërme”, ka bërë me dije, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kryetari Hyseni tha se fermeri Mitat Rifati është njëri nga 153 fermerët përfitues të lopëve qumështore nga Drejtoria e Bujqësisë, i cili tash e tutje mbarështon 4 krerë, 3 prej tyre lopë qumështore dhe 1 viç. “Fermeri Mitat Rifati u shpreh tejet falënderues për mbështetjen që komuna i ka ofruar dhe lehtësimin për të zhvilluar veprimtarinë e tij në sektorin e bujqësisë. Komuna për fermerin e ndershëm dhe meritor”, ka thënë kryetari i komunës…
Drita ka shënuar fitore të madhe në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2-1. Kjo ndeshje është zhvilluar të mërkurën në Gjilan, derisa ishte ndeshje e mbetur nga java e tretë për shkak të pjesëmarrjes së Ballkanit në Ligën e Konferencës. Skuadra kampione në fuqi kaloi e para në epërsi, kur në minutën e shtatë të ndeshjes, Bajram Jashanica e shfrytëzoi një tollovi në zonën e Dritës dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-1. Vendasit u rikthyen në lojën në minutën e 29-të. Muharrem Jashari e shërbeu për mrekulli Almir Ajzerajn i cili me kokë asistoi deri te…
Komunës së Gjilanit i shtohet edhe një doktor shkence. Ai është Blerim Haziri dhe këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij. Postimi i plotë: Falënderimi i takon Zotit që sot fitova titullin Doktor Shkence me temë të disertacionit: “Vlerësimi i Kontributit Diplomatiko-Humanitar i Shqipërisë për Kosovën nga Suprimimi i Autonomisë e deri te Pavarësimi i saj”. Hulumtimi do të ishte i pamundur pa ndihmen e profesorëve, miqve, shokëve dhe familjarëve, prandaj e ndjej për obligim t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim, por një falënderim…
Zgjidhet Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues në Universitetit Publik “Kadri Zeka”
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u zgjodh Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues (KD). Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit. Kryesuese e KD-së, me mandat një vjeçar u zgjodh, PhD Cand. Arta Istrefi-Jahja, ndërsa Zëvendës Kryesues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli. Anëtarët e KD-së kanë uruar Kryesuesen dhe Zëvendës Kryesuesin, duke thënë se të gjithë së bashku do të vazhdojmë të punojmë për ti quar përpara proceset e zhvillimit…
Doruntina Hasani, drejtoreshë e derisotme e Drejtorisë Komunale për Administratë të Përgjithshme, tani e tutje do të jetë në krye të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS). Ajo e ka bërë vet të ditur këtë ndryshim në udhëheqje të një drejtorie komunale përmes një postimi në profilin e saj. Ja postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Pas pothuajse dy vitesh e angazhuar në udhëheqjen e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, ju njoftoj se nga sot kam filluar të ushtroj detyrën e Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Falënderoj Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për besimin dhe…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Republikës së Kosovës realizoi vizitë në Komunën e Gjilanit. Komisioni u takua me kryetarin Alban Hyseni, zëvendëskryetarin Kadir Huseyin, anëtarin e Këshillit Komunal të KDTP-së, Vehbi Ramadani dhe me këshilltarin e Komitetit për komuniteteve, Emrah Ismail. Anëtarët e Komisionit gjatë takimit diskutuan lidhur me gjendjen aktuale të mirëqenies sociale, ekonomike, çështjen e arsimit, projektin infrastrukturor, zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, impelmentimin e kuotës dhe përfaqësimin e nënpunësve civilë të komunitetit pakicë në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës Alban Hyseni, diskutoi lidhur me linjën e…

